Albspirit

Media/News/Publishing

Në Shkup shqiptarët protestuan kundër padrejtësive

 

Protesta e shqiptarëve në Shkup, 9 Maj 2016

Në Shkup mijëra qytetarë kanë protestuar nën moton Drejtësi, Dinjitet, dhe Demokraci, të organizuar nga Këshilli që përfaqëson disa parti opozitare, organizata joqeveritare dhe intelektualë të pavarur.

Protestuesit, nga parku i Çairit të Shkupit kanë shkuar paraqeverisë së Maqedonisë, që sipas organizatorëve, ka për qëllim të tregojë se jo të gjithë shqiptarët janë të nënshtruar dhe të përulur para partisë së ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe partisë VMRO-DPMNE.

Me këtë rast, Orhan Murtezani, në emër të Këshillit Opozitar, ka theksuar se shqiptarët janë mbledhur para Qeverisë nga revolta e mbledhur ndër vite.

Murtezani tha se shqiptarët e Maqeonisë janë të përcaktuar vetëm për alternativën evropiane.

“Askush nuk guxon ta pengojë punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe Ivanovi ta tërheqë vendimin për abolim. Është nevojë imediate edhe formimi i Gjykatës Speciale. Zgjedhje duhet të ketë vetëm kur do të përmbushen të gjitha kushtet. Për shqiptarët e Maqedonisë, ato janë të papranueshme pa zërin e vërtetë të shqiptarëve. Zëri i vërtetë i shqiptarëve është këtu, në këtë protestë. Duhet të fillojë procesi i ridefinimit të shtetit; ky proces është i pashmangshëm”, ka theksuar OrhanMurtezani.

Përndryshe, paralelisht protestave të shqiptarëve, para parlamentit edhe sot kanë vazhduar protestat e organizuara nga lëvizja “Protestoj” kundër politikave të qeverisë.

Maqedonia është në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të protestave të shumta, që po vazhdojnë pothuajse që një muaj.

Please follow and like us: