Albspirit

Media/News/Publishing

Një vjetori i masakrës së Kumanovës, protestojnë shqiptarët në Shkup

Protesta-1-620x330

Mijëra shqiptarë kanë vërshuar ditën e sotme në Shkup në kuadër të protestës të organizuar nga Këshilli Opozitar. Kjo protestë lidhet me ngjarjet e ndodhura një vit më parë në Kumanovë. Motoja e protestës ishte “Dita D” që nënkupton: Drejtësi, Demokraci dhe Dinjitet.

shkup

Kjo protestë është përkrahur nga pjesa më e madhe e partive opozitare shqiptare në Maqedoni, shoqërisë civile dhe një pjese të intelektualëve. Marshimi ka nisur fillimisht në Çair dhe më pas ka vërshuar drejt qeverisë. Pretasta ka nisur fillimisht me himnin kombëtar shqiptar ndërsa protestuesit mbanin në duar pankarta me moto të ndryshme kundër sistemit dhe politikanëve në pushtet, raportojne mediat maqedonase. Në mesin e flamujve të shumtë kombëtar shqiptar, dominonin edhe Flamuj të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve. Organizatorë të protestës kanë pohuar se pjesëmarrja ishte masive, ku mendohet se kanë marrë pjesë rreth 30 mijë qytetarë.

Please follow and like us: