Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma në drejtësi, Lu e Vlahutin: Jemi në udhëkryq, të zbatohen afatet

 Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin ka qenë të pranishëm pasditen e sotme në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste. Palët kanë diskutuar në lidhje me reformën në drejtësi. Në përfundim të saj ambasadori Lu ka folur para gazetarëve duke theksuar rëndësinë që ka reforma në drejtësi për proceset integruese të vendit. nAi u kërkoi deputetëve të PS-së që të miratohet reforma në drejtësi, jo për BE-në, por për vetë shqiptarët. “Jemi në një udhëkryq të pazakontë dhe reforma është po ashtu në udhëkryq. Prania ime është një shenjë e rëndësisë së kësaj reforme, jo për SHBA-të dhe BE-në, por për vetë shqiptarët dhe Shqipërinë. Ne e pranojmë që është e pazakontë që ambasadorët e huaj të takohen me grupet parlamentare”, tha Lu. Ndërsa Vlahutin shtoi: “ Jemi këtu që Shqipëria të arrijë standardet e nevojshme për BE dhe të nisë negociatat dhe jemi të angazhuar në dialog si miq dhe partner. E drejta sovrane që deputetët të votojnë në parlament, është një e drejtë e tyre dhe kjo është një gjë që ne e respektojmë plotësisht. Është tejet e rëndësishme që ne të përfshihemi në dialog si aleat. Ne e dimë që kemi disa afate të caktuara kohore dhe donim t’i ritheksonim këto çështje në mënyrë që të fillohet puna për miratimin e reformës”. Duke diskutuar për Reformën në Drejtësi, kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, tha se Partia Socialiste është e angazhuar për miratimin e saj brenda afatit. “Partia Socialiste është e angazhuar për të miratuar reformën në drejtësi brenda afatit”, tha deputeti Ruçi. Pas kësaj mbledhje, ambasadorët Lu dhe Vlahutin do të takohen me grupin parlamentar të LSI në orën 17:00.
Please follow and like us: