Albspirit

Media/News/Publishing

‘Shekulli’ i Kokëdhimës sulmon PS dhe opozitën: Gjykimi ishte i nxituar 

 

13152708_989941677726336_2128440780_n

Gjykata Kushtetuese i hoqi dje mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës, pasi ka përfituar 150 tenderë publikë. Ky lajm është pasqyruar edhe në gazetën ‘Shekulli’, e themeluar prej Koço Kokëdhimës, dhe pasi jepet lajmi se çfarë ka ndodhur ditën e djeshme, gazeta nis të analizojë vendimin e Gjykatës dhe ta quajë një procedurë të nxituar të gjykimit, edhe pse vendimet e Kushtetueses nuk komentohen por zbatohen. Dhe për këtë proces, gazeta fajëson Partinë Demokratike, që vazhdimisht bënte denoncime ndaj Kokëdhimës.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese mbyll një gjykim me ritme të përshpejtuara dhe të pazakonta për një çështje të tillë, krahasuar me të tjerat që janë gjykuar nga Gjykata Kushtetuese. Pas disa muajsh deklaratash verbale nga selia blu, më 26 shkurt 2015, PD-ja zyrtarizoi kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima”, vazhdon artikulli i ‘Shekullit’.

Nuk harrohen edhe disa figura të PS, por u përmendur emra, që shpeshherë kanë qenë kundërshtarë të Kokëdhimës dhe ishin të pakënaqur ndaj tij. Këtë gjë, ‘Shekulli’ e ka argumentuar me faktin se “puna e madhe dhe mbreslënëse” që po bëhej nga Kokëdhima në rajonin Vlorë-Gjirokastër kishte ngjallur xhelozi edhe brenda Partisë Socialiste.

“Rezultati në zgjedhjet vendore të të 21 qershorit 2015 ishte shkatërruese për PD-në, e cila arriti të fitonte vetëm një Bashki, Selenicën, ndërsa 6 të tjerat u fituan nga e majta. Përballë këtyre rezultateve mbreslënëse, ndërsa e djathta ndjehej inferiore dhe pa peshë, e majta në pushtet përveç vlerësimeve të matura u ndje edhe pak e xhelozuar. Modeli i aplikuar nga Kokëdhima në rajonin Vlorë-Gjirokastër nuk u përcoll mirë prej disa figurave të majta që ishin mësuar me modelin konservator të organizimit të partisë në bazë. Hapja e zyrave të PS në rajonin Vlorë-Gjirokastër nuk u përtyp mirë nga deputetët dhe figurat e tjera në qendër, që ishin mësuar me modelin e vjetër”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e gazetës së Kokëdhimës.

Please follow and like us: