Albspirit

Media/News/Publishing

‘Skoda’ e Enver Hoxhës arrinte 120 km/h

redtftgr_1462341309-933448Sot ajo makinë gjendet mes disa makinave të tjera në një servis të Lezhës, ndërkohë që kohë më parë ishte makina personale e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Skoda”, për të cilën thuhet se është një model unik dhe ka vetëm 100 ekzemplare në botë, raporton “Top Channel”.

Në xhamat e trashë ka shenja plumbash, veçse nuk janë dëshmi e ndonjë atentati. Ato janë bërë për ta testuar se sa mund të përballonte. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, motori është ende në gjendje pune, ndërsa shpejtësia maksimale që mund të arrinte ka qenë 120 km.

Ky model që mban numrin e serise 5337 është prodhuar në Çekosllovaki në vitet 50-52, ka një gjatësi rreth 6 metra, me peshë të konsiderueshme dhe ishte e personalizuar deri në detajet më të imta.

Kabina duket ende në gjendje të mirë, veçse ka nevojë për bojë e ndërrim xhamash.

 

Please follow and like us: