Skulptura e Rodin shitet 20.41 milionë dollarë
Skulptura prej mermeri “L’Eternel Printemps” (Pranvera e përjetshme) e francezit Auguste Rodin u shit dje në mbrëmje për më shumë se 20 milionë dollarë, një rekord për artistin, në ankandin e artit impresionist dhe modern të shtëpisë “Sotheby’s” në Nju Jork. Kjo skulpturë prej mermeri të bardhë, e cila paraqet një çift që shkëmbejnë një puthje, u vlerësuar 20,41 milionë dollarë, duke tejkaluar me dy herë vlerësimet fillestare që vlerësonin me çmim fillestar në mes 8 dhe 12 milionë dollarë. “L’Eternel Printemps” është gdhendur në një bllok të vetëm mermeri, mes viteve 1901 dhe 1902, nga babai i skulpturës moderne. Vepra është 80 centimetra e gjatë, 66 centimetra e lartë dhe peshon 154 kilogram. Ajo është një variant i skulpturës së tij prej mermeri “Le Baiser” (Puthja), e ekspozuar në muzeun “Rodin”, në Paris. Rekordi i mëparshëm për një skulpturë të Rodin ka qenë prej 19,97 milionë dollarë. “Eve, grand modèle-version sans rocher” (Eva, model i madh-version pa shkëmb) ishte shitur në ankand, në maj të vitit 2008.