Studenti kinez, artist i jashtëzakonshëm
Nëse arti është syri i një spektatori, atëherë një student kolegji në qytetin Zhengzhou, në provincën henan në qendër të Kinës, di mjaft mirë sesi të tërheqë vëmëndjen e spektatorëve, duke i bërë këta të fundit të apasionuar pas artit të tij. Shi Xin, student i Universitetit në veriun e Kinës për ruajtjen e ujit dhe energjisë elektrike, nisi të vizitojë këto imazhe të rralla me lapsa me ngjyra 2 vjet më parë. Edhe pse ai dëshiron që të diplomohet për projektim të artit, vizatimet i ka bërë thjesht për hobi dhe kurrë në jetë nuk ka marrë ndonjë trajnim profesional. “Mendoj se këto vizatime mund të shprehin gjithçka që ne ndjejmë. Mund t’i realizojmë edhe me bojëra vaji apo t’i bëjmë tatuazhe në trup”, tha Shi. Vizatimet e tij përfshijnë forma dhe tema të ndryshme, kafshë, lule, karaktere të përsonazheve të kartonave të animuar apo vepra të mirëfillta arti. Vetëm për një vizatim, studentit i duhet të punojë deri në një javë, maksimumi deri në 10 ditë. Për piktura e vizatime me përmasa të mëdha, ndonjëherë puna zgjat deri në 1 muaj. “Këto piktura me laps duhet të jenë vërtet të holla dhe duken shumë më bukur në sketc sesa me ngjyra” tha një tjetër student, Yan. Shi thotë se ky është pasioni i jetës së tij dhe se këtë gjë nuk e bën për asnjë përfitim. “Për mua kjo është shumë e rëndësishme. Mua më shijon vizatimi dhe ky art më ka bërë njeri më të durueshëm nga sa isha më parë”, thotë ai.