Albspirit

Media/News/Publishing

Teatri i Pejës, shfaqje në 14 maj në Tiranë

brisku1Drama “Brisku” e vënë në skenë nga Teatri “Istref Begolli” i Pejës do të shfaqet në 14 maj në Teatrin Kombëtar “Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.

Kjo dramë e shkruar dhe vënë në skenë nga Naser Shatrolli është format që futet brenda kornizave të absurdit por që mishërohet me jetën dhe vërtetësinë e një mendësie të tërë kosovare në një rrethanë kur Kosova është e lodhur, mërzitur, kur të rinjtë nuk shohin dritë përtej qepalleve të tyre dhe për të ushqyer sy e mendje, ata do të lëvrojnë ide brenda një dyqani të vjetër parukerie se si të gjenden rrugët për të lëvizur në Amerikë.

Është dramë tipike bashkëkohore – format kamertal, të cilin e rrethon publiku në të katër anët e skenës. Aktrimi është frymë filmike, dialogjet janë të ndërtuara në kontekstin e një fryme dokumentare. Është dramë e karakterit, situatat e shumta e përshkojnë gjatë gjithë kohës.

Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët: Cen Binaku, Fidan Moni, Aida Alidemi, Agon Bala, Flormend Shabaj, Fisnik Sykaj e Fitore Broqi. Skenografinë e shfaqjes e ka bërë Mentor Berisha, me muzikë të Drinor Zymberit, kostume të Gresa Zajmit dhe asistent regjie Liridon Nikçi.

Please follow and like us: