Albspirit

Media/News/Publishing

Top Channel mbyll zyrën në Prishtinë – shkak problemet financiare

Top Channel mbyll zyrën në Prishtinë - shkak problemet financiare

Televizioni më i madh shqiptar, Top Channel, duket se po kalon në një fazë të vështirë financiare. Pasi që mbylli Zyrën në Shkup, ky televizion pritet ta mbyllë në muajin qershor edhe Zyrën e tij në Prishtinë.

Gazeta Express, përmes burimeve të saj brenda Top Channel, merr vesh se drejtuesit e këtij televizioni kanë vendosur ta mbyllin zyrën e tyre në Prishtinë; zyre kjo që ka funksionuar për më shumë se një dekadë.

Shkak janë problemet financiare.

“Gazetarëve dhe punëtorëve tjerë teknikë në Prishtinë tashmë ua kemi kumtuar lajmin se nga qershori do ta mbyllim zyrën”, ka thënë një burim i Gazetës Express nga Top Channel, në kushte anonimiteti.

Të kontaktuar nga Express, drejtuesit e zyrës në Prishtinë kanë mohuar të kenë vendim të prerë për mbylljen e redaksisë.

“Nuk ka asnjë vendim të tillë. Top Channel do të vazhdojë të operojë edhe me tutje në Kosovë. Nuk bëhet fjale për asnjë mbyllje të Top e as shuarje te biznesit”, ka thënë Erina Matraxhiu, Shefe e Zyrës në Prishtinë e Top Channel. Derisa kur është pyetur se a do të ketë largim të punëtorëve apo diçka të tillë, ajo ka thënë se nuk mund të flasë për këtë.  “Kjo nuk me takon mua. Këso vendime marrin njerëzit e tjerë të Top-it. Por, ajo që mund të them unë është se TOP do të jetë prezent në Kosovë dhe nuk ka mbyllje”, ka thënë ajo. Ditë më parë, Top Channel ka mbyllur edhe redaksinë në Shkup. Përveç problemeve pronësore, Top Media – televizioni më i madh shqiptar – duket se po kalon në vështirësi të mëdha financiare.

Please follow and like us: