Zbardhen emrat/ Ja kush votoi kundër heqjes së mandatit të Koço Kokëdhimës

Gjykata Kushtetuese i hoqi dje mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës. Vendimi për heqjen e mandatit u morr nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, nga të cilët vetëm njëri prej tyre votoi kundër.
Pas vendimin, Gjykata Kushtetuese zbardhi referencën ligjore dhe emrat e gjyqtarëve që votuan pro dhe kundër.
“Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, në mbështetje të nenit 131/e të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, VENDOSI: Konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima”,
Votat Pro
• Bashkim Dedja
• Vladimir Kristo
• Vitore Tusha
• Altina Xhoxhaj
• Fatmir Hoxha
• Gani Dizdari
• Besnik Imeraj
• Fatos Lulo
Vota kundër
• Sokol Berberi