Albspirit

Media/News/Publishing

10 histori të pabesueshme

Nga peshkopi që i dërgoi gabimisht foto të organeve gjenitale bashkëshortit të një anëtareje të kishës, te bashkëshorti që dërgoi në polici gruan e tij për varësi ndaj “WhatsApp”-it.
Dy persona që u dënuan për pornografi në “WhatsApp”
Në gusht të 2014-s, dy persona u dënua për shkëmbim imazhesh pornografike në celularët e tyre, të dërguara nëpërmjet “WhatsApp”-it, edhe pse deklaruan se nuk kishin parë çfarë kishin dërguar. Gary Ticehurst dhe Mark Kelly, të dy nga Essex, u shpallën të dy fajtorë. Ata paguan një gjobë 500 paundë.
Bashkëshorti që dërgoi në polici gruan e tij për varësi ndaj “WhatsApp”-it
 Një bashkëshort nga India vendosi ta çojë në komisariat gruan e tij pasi nuk po i kushtonte vëmendje, dhe rrinte gjatë gjithë kohës në “WhatsApp”. “Kthehem nga puna, dhe ajo as nuk denjon të më shërbejë një gotë ujë. Rri gjatë gjithë kohë në telefon”, tha Vijay Nagar në polici. Por gruaja e tij, Payal, akuzoi bashkëshortin në polici se ai e dhunonte psikologjikisht.
Gruaja që u shtrua në spital pas qëndrimit shumë në “WhatsApp”
Një grua e përdori aq shumë “WhatsApp”-in gjatë Krishtlindjeve të 2013-s sa që përfundoi në spital. Ajo nuk kishte ndërmarrë ndonjë aktivitet fizik ditët e fundit dhe kështu përfundoi në spital. Ditën që u shtrua kishte qëndruar për 6 orë pa pushim në celular duke dërguar mesazhe në “WhatsApp”.
Të burgosurit që u arratisën, ndërkohë që roja përdorte “WhatsApp”
Një roje burgu në Zimbabve po përballet me akuza disiplinore pasi dy të burgosur arritën të arratiseshin ndërkohë që ai ishte hutuar duke qëndruar me celularin e tij në dorë në “WhatsApp”. Atij i ishin vënë në patrullim 5 të burgosur. Por pasi kishte marrë një celular ai ishte i tëri i përqendruar në “WhatsApp” sa që kishte harruar t’i hidhte një sy të burgosurve.
Peshkopi që i dërgoi gabimisht foto të organeve gjenitale bashkëshortit të një anëtareje të kishës
Një peshkop i premtoi një anëtareje të kishës se do t’i dërgonte një dhuratë surprizë dhe i çoi një fotografi të penisit të tij në “WhatsApp”. Por, Bukeka dhe bashkëshorti i saj po qëndronin në shtrat në momentin kur erdhi mesazhi. Kur ata kontrolluan telefonin panë Peshkopin Felix Khumalo, me organin e tij gjenital. Bashkëshorti i Bukekas, Given, ia dërgoi fotot të gjithë liderëve të Kishës.
Dy femrat myslimane që u dënuan pasi hoqën perçen në “WhatsApp”
Në korrik të vitit 2014, një gjykatë saudite dënoi dy gra me 10 ditë burg pasi i kishin zbuluar fytyrën njëra-tjetrës në një bisedë në “WhatsApp”. Ky ishte një nga dënimet e shumta të këtij lloji në Arabi Saudite.
Hajduti pa tru që i vodhi telefonin një 12-vjeçari dhe më pas bëri  një “selfie”
Në tetor të vitit 2013, një piktor u arrestua për vjedhje pasi i mori “BlackBerry”-n një 12-vjeçari. Daniel Smith, 23, përfundoi në pranga pasi policia arriti të identifikonte vendndodhjen e tij nëpërmjet rrjeteve sociale. Pasi i kishte vjedhur telefonin të voglit, ai bëri foto të vetat me atë telefon. Ishte një foto që ai bëri në “WhatsApp” që ia lehtësoi punën policisë.
 Policia e Dehlit nisi linjën anti-korrupsion në “WhatsApp”
 “Smartphone”-t me “WhatsApp” tani janë kthyer në një armë efektive kundër policëve të korruptuar, pasi Policia e Dehlit lançoi një linjë të re antikorruptimi ku çdo kush të dërgonte mesazhe, klipe, apo audio nëse ndonjë polic kërkonte ryshfet.
Dy familje dëgjuar për vdekjet e djemve të tyre nëpërmjet “WhatsApp”-it
Përpara se familjet të njoftoheshin për 13 ushtarët e vrarë në Gaza më 19 korrik 2014, zëra rreth vdekjeve u përhapën në “WhatsApp”, dhe pikërisht aty, dy familje dëgjuan për humbjen e djemve të tyre.
Personi që u shpëtua pas 10 orësh nëpërmjet një mesazhi në “WhatsApp” pasi ra nga 91 metra
 Rënia e 24-vjeçarit Gaurav Arora nga 91 metra teksa ngjitej në një shkëmb në Madhugiri bëri që ai të qëndronte i bllokuar për gati 10 orë. Çfarë e shpëtoi atë ishte një fotografi e vendit ku kishte rënë, e dërguar drejt një shoku të tij në “WhatsApp”, i cili njoftoi policinë.
Please follow and like us: