Albspirit

Media/News/Publishing

“Albanian Open”, eventi më i rëndësishëm në aeronautikë zhvillon etapën e parë

Screenshot_1Eventi më i rëndësishëm në sportin e aeronautikës jo vetëm në Shqipëria por në të gjithë kontinentin “Albania Open” ka zhvilluar etapën e parë në disiplinën e precizionit.

Në garën e e zhvilluar në rivierën e mrekullueshme të jugut të Shqipërisë në kategorinë e meshkujve këtë etapë në vendin e parë e mbylli rumuni George Cotet i skuadrës Gradient. Pas tij u rendit piloti nga Maqedonia Mile Jovanovski, ndërsa pozicioni numër 3 i takoi çekut Radek Vaclavik.

Ky event ka tërhequr edhe shumë pilota femra që po ashtu kanë zhvilluar seancën e parë në garën e precizionit. Vendi i parë i takoi çekes Marketa Tomaskova, kurse e dyta përfundoi Rimante Verbilate nga Lituania, ndërkohë që në pozicionin numër 3 e mbylli serbja Tamara Kostic.

Ky është viti i 19-të që federata e aeronautikës realizon një event të rëndësishëm sportive, por jo vetmë pasi Albania Open është promovuesi më i mirë i turizmit në vendin tonë, duke qënë se pasqyron mrekullitë e riverës shqiptare.

Vlen të theksohet se në këtë edicion marrin pjesë 115 pilotë nga shtete të ndryshme të Europës.

Ndërkohë që prej 10 vitesh RTV Ora Neës është partneri kryesor mediatik i këtij kompeticioni tejet të veçantë.

Please follow and like us: