Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkimet civile, Italia i njeh për çiftet “gay”

Bashkimet civile, Italia i njeh për çiftet “gay”

Parlamenti i Italisë mbështeti bashkimet civile të të njëjtit seks duke i dhënë kështu një votë besimi kryeministrit Mateo Renzi. Deri para këtij votimi, Italia ishte demokracia e fundit perëndimore që nuk kishte njohur parteneritete homoseksuale.

Në Itali, kjo çështje kishte shkaktuar kontradikta të mëdha, pasi kundërshtohej shumë ashpër nga konservatorët katolikë. Por deputetët italianë në Dhomën e Ulët të Senatit votuan me 369 vota pro ligjit të bashkimeve civile, një votë që gjithashtu i jep një mbështetje të madhe qeverisë së Renzi, sponsori i këtij ligji.

Megjithatë, analistët thonë se ligji pësoi shumë ndryshime që të merrte mbështetjen e nevojshme. Për shembull, një nen që do t’i lejonte çiftet homoseksuale të adoptonin fëmijë u hoq nga drafti.

Por, ai i garanton çifteve homoseksuale disa nga të drejtat që gëzojnë ato heteresokesuale, si për shembull e drejta për të marrë pensionin e partnerit apo partneres që ka ndërruar jetë.

Vitin e shkuar, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se Italia kishte shkelur të drejtat e njeriut duke mos ofruar mbrojtje ligjore për çiftet homoseksuale.

Megjithatë, pavarësisht votimit në Parlament, disa deputetë e cilësuan versionin e ligjit që erdhi si pasojë e kompromisit si një fitore bosh dhe vetëm një hap të parë.

Please follow and like us: