Albspirit

Media/News/Publishing

Kinë-SHBA, tjetër incident në ishujt e detit të Kinës Jugore

Kinë-SHBA, tjetër incident në ishujt e detit të Kinës Jugore

Kjo e martë ka shënuar incidentin e radhës mes Kinës dhe SHBA-ve në ujërat e detit të Kinës Jugore, ku dy avionë luftarakë kinezë janë ngritur në fluturim për shkak se një anije e Marinës amerikane kaloi shumë pranë ishujve të pretenduar nga disa shtete. Kina e ka denoncuar patrullimin e anijes amerikane si një kërcënim i paligjshëm i paqes, gjë që tregoi edhe njëherë se instalacionet e sistemeve mbrojtëse në zonë nga vet ata ishin të nevojshme.

Anija shkatërruese e raketave “USS William P. Lawrence” po lundronte rreth 12 milje detare larg të ashtuquajturit ishull i kryqit të zjarrtë, apo “Fiery Cross Reef”, bëri të ditur zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Bill Urban. Operacioni i ashtuquajtur i bazuar mbi lirinë e lundrimit ishte ndërmarrë “për të sfiduar pretendimet e tepërta detare” të Kinës, Tajvanit dhe Vietnamit, të cilët kanë tentuar të kufizojnë të drejtat për lundrim në detin e Kinës Jugore, tha më tej Urban.

“Këto pretendime të tepruara detare janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe Ligjit të Konventës Detare, pasi ata kanë për qëllim të kufizojnë të drejtat e lundrimit që Shtetet e Bashkuara, sikurse dhe të gjitha shtetet, kanë të drejtë t’i ushtrojnë”, bëri të ditur më tej në një deklaratë të shkruar Urban.

Please follow and like us: