Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova merr pjesë në festivalin e Kanës

1 Cannes-Poster_Kosova-film

Hapet pavioni i Kosovës në Kanë. Është viti i pestë që Kosova është prezente në tregun e filmit Marche Du Film në Kanë, i cili është një prej tregjeve më të mëdha në botë. Në Kanë Qendra Kinematografike e Kosovës do të bëj promovimin e filmave që janë mbështetur nga ky institucion. Në katalog rradhiten mbi 40 filma, duke përfshirë ata që janë në paraproduksion, në produksion, në postproduksion dhe të përfunduar. Për këto arsye do të ketë takime të ndryshme me festivale të mëdha të filmit, fonde të filmit, me producentë e distributorë, për të shikuar mënyra të reja bashkëpunimi. Gjatë kësaj kohe, përveç përfaqësuesve nga Qendra Kinematografike e Kosoves do të ketë përfaqësues edhe nga Ministria e Kulturës, nga Kosova Film dhe artistë të tjerë që do të kenë takime me fonde tjera të filmit, festivale, producentë, etj. Fokusi i Qendrës Kinematografike të Kosoves për këtë vit është promovimi i lehtësirave financiare që Kosova pritet t’i ketë në vitin 2017. Qendra Kinematografike e Kosovës, të haneen e 16 majit, do të organizojë një koktej rasti për të gjithë bashkëpunëtorët e fondeve të filmit, producentë, distributorë e përfaqësues të festivaleve dhe do të prezentojë skemën për lehtësira financiare. Pavioni i Kosovës gjendet në Village International Pantiero pranë pavilionit të Rumanisë, Libanit, Suedisë dhe Norvegjisë, ndërsa sot do të mbahet hapja zyrtare e festivalit  të Kanës, ku do të shfaqet filmi ‘Café Society’ nga regjisori i madh Woody Allen.

Please follow and like us: