Modelja shtiret si e varfër, arrestohet pasi i zbulohet jeta luksoze
Një modele e cila hiqej se ishte aq e varfër sa që ushqehej falas nga xhamia, është arrestuar pasi ka shpenzuar 50 mijë dollarë për pushime luksoze.
Carina Reid, 32 vjeç, e cila jetonte në një apartament të Chelsea në rrugën e modës King në Londër, kishte 19 llogari bankare, ku secila përmbante 180 mijë paund.
Reid pohoi se përdori përfitmet tatimore dhe të strehimit për të financuar udhëtimet e shtrenjta në Hong Kong, Dubai, Spanjë, Portugali, Francë dhe Zvicër.
Carina, estetiste, do të kalojë 3 vite në burg me vendim të Gjykatës Mbretërore të Isleworth, për deklarim fals të përfitimeve.
Jeta e saj luksoze u zbulua nga një investigim në llogarinë e saj të Facebook.
Please follow and like us: