Albspirit

Media/News/Publishing

Pa lirinë Çame nuk ka qetësi Ballkani

Fadil Zeqiri

Nga Fadil Zeqiri
I ndjeri Atdhetar dhe poeti Çam, këtë porosi dhe Amanet njikohësisht; na ka lënë jo vetëm ne Shqiptarëve të Çamërisë por të gjithë atyre që e ndjejnë vehten Shqiptarë.
Çamëria, si Krahinë e banuar që në lashtësi, nga fiset Iliro Epirote-SHQIPTARE duke folur GLUHENE EMBEL TE PERENDISE-SHQIPEN, sic shkruan Naimi i Madh; bashkë me zakonet, veshjet dhe kulturën Shqiptare, krenohet ashtu sic nënvizon Fan Noli:
NE DO BUKE E BUJARI
NE DO BESE E TRIMERI
SHKO NE ÇAMERI!
Por këtë Krahinë të begatshme, bashkë me njerëzit e sajë Puntorë, të Zgjuar e Luftëtarë, fuqitë e Europës, kur panë insistimin dhe vendosmërinë për ta mbrojtur edhe me armë Çamërinë Shqiptare; hoqën dorë e ndryshuan vendimin e Kongresit të Berlinit, por më 1913 ja dhuruan Greqisë shoviniste, ashtu sic bënë edhe me Krahinat e tjera Shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe të Maqedonisë.
Dhe që nga ajo kohë, Greqia shoviniste, simbas idealeve të rrënjosura në të ashtuquajtur Megalidenë, ka perdorur të gjitha mënyrat antiligjore që nga masakrimi dhe vrasja e popullit të pafajshëm, rrëmbimin dhe sekuestrimin e pasurive dhe pronave mijëravjecare të Shqiptarëve të Çamërisë, moslejimin e gjuhës amtare dhe aqë më pak të shkollave në gjuhën Shqipe, ndryshimin e emërtimeve të fshatrave e qyteteve deri ne Genocidin e viteve 1944-45.Ku mbas vrasjeve të mbi 5.000 personave të pafajshëm, kryesisht fëmijë e pleq, dëbuan me dhunë mbi 30.000 Çamë për në tokën Mëmë-Shqipëri. Dhe për ta kuptuar me mirë “demokracine greke”, vogëlushëve që shpëtuan dhe që sot janë gjyshër nuk u lejohet as të shkelin në tokat e prindërve të masakruar e të lënë pa varre??!
Edhe si mund që dikush të besoi se demokracia paska lindur në Greqi??!

Shqiptarët e Çamerisë musulmanë e të krishterë, si vëllezër të një gjaku Arbënor luftuan bashkarisht për clrimin e Greqisëdhe ngritjen e shtetit grek.
Në fillim, udhëheqësi revolucionit grek Dh.Ipsilanti u drejtohej figurave më të spikatura të Çamërisë:”Shumë kurajozë Kryetar Pronjo dhe Çapari dhe gjithë Çamëve, ju përshëndes! Unë dhe atdheu ju falenderojmë . Dhe tani duke u bashkuar me ne për liri, konsideroheni si vëllezërit tanë! (J.Filimennos, Dokimion istoriku peritis Elenikis epanastseos 1858-1860-në librin e Z.Blerina N.Sadiku- Fillimi I Çeshtjes Çame).Por kur kisha dhe shtresat e larta të shoqërisë greke nisën të mbjellin farën e përçarjes dhe të urrejtjes ndaj gjithë atyre që nuk ishin grekë; ai ishte I pafuqishëm për ti ndalur për faktin se lufta e grekëve për pavarësi kishte shtruar si përparësi të platformës politike greke krahas përmbysjes së sundimit osman, zgjerimin e kufijve të territorit grek si edhe çrrënjosjen e minoriteteve jogreke.
Kapobandat greke gjatë çdo marshimi drejt krahinave që banoheshin nga etni jogreke për nga feja dhe kombësia, inkurajoheshin me parullën e njohur: “Përpara me kryqin në njërën dorë e në tjetrën thikën”(shkruan I.Lambridhi në Ipirotika Meletimata, Athinë1888).
E këto ide shoviniste mesjetare I përmblodhën në të ashtuquajtur “megalide
të mbështetur nga kisha greke. Ajo kishë në fakt nuk ndjek idetë fetare për bashkim e vëllazëri me etnitë dhe besimet e tjera ndaj të njejtit Zot, por ndjell urrejtjen. Megjithëse që para 150 vjetësh Peshkopi I Paramithisë përktheu në gjuhën Shqipe pjesë të Dhjatës së Re për të ndihmuar të krishterët e Çamerisë Shqiptare të kuptonin porositë e Zotit, sot e kësaj dite kjo gjasme kishë greke nuk I lejon të flasin Gluhën e Perëndisë-Shqipen e nënave të tyre??!
“Megalidea” nuk mjaftohet me Krahinat Shqiptare që i pushtoi Greqia, por me paturpësi këmbëngul edhe për pjesët e tjera të Shqipërisë së Jugut e ndihmuar edhe nga I ashtuquajtur Janullatos si peshkop I kishes ortodokse shqiptare(faktikisht I dërguar I asfalisë greke). Ky si pasues I shën Kozmait, nëpërmjet ngritjes së shkollave , vorezave greke edhe aty që s’ka asnjë grek, vazhdon I pa shqetësuar veprimtarinë antishqiptare.
Se grekët janë gënjeshtarë dhe komplotista e kanë pohuar edhe me gojën e tyre, por që të mbahen nga politikanët e Shqipërisë si “miq strategjikë” me shpresë se rruga për në Europe “kaloka nga Athina” është jo vetëm mungesë dinjiteti I plotë(faktikisht ajo rrugë të shpie në Kazanin e Plehërave të Europës) . Nuk besoj se ka ndonjë qeveritar në botë të besoi ose ma mirë ta kuptoi se si mund tëkenë marëdhanie të shkëlqyera dy shtete fqinje kur midis tyre simbas grekëve qëndron nëfuqi njëLigj Lufte I 1940 dhe përcudi tëdyja këto vende janë njëkohësisht antare te NATO-s??!
Absurditete tëtilla vetëmmidis Greqisë e Shqipërisë mund të ekzistojnë Për fatëkeqësinë tonë Shqiptare, politikanë tëtille sundojnëShqipërinë sot
Greket per ta vene ne veprim megalidene e tyre edhe per pjesen tjeter te Shqiperise se Jugut, kane zbuluar(jo pa ndihmen angleze) nje te ashtu quajtur-inekzistentin Epir te Veriut. Por jo se kane harruar se Epiri qe nga lashtesia eshte Krahine Arbenore, por edhe vete emri EPIR vjen nga emri , sic I flasim ne Shqiptaret e Camerise-IPE, dmth SHQIPE. Dhe po ti kthehemi atij emri qe I flasin greket dmth simbas tyre Iperos-Kontinent kushdo e kupton se greket e kane soditur me cmire ate Toke te Bekuar Arbenore duke kaluar me anije pirate prane asaj toke dhe nuk e kane shkelur asnjehere ate.Vetem mbas 1913 trilluan edhe gjasme edhe veriun e saje per t’ja bashkuar njerkes Greqi.
Keto “ligje” dhe pretendime shoviniste bizantine mesjetare bene ate Genocid mbi popullesine shqiptare musulmane te Çamerise bashke me mohimin e te drejtave te Çameve te krishtere per perdorimin e gjuhes amtare
Kohet e fundit, ne Paramithine e Çamerise Shqiptare, jo per cudi, u promovua nje Fjalor I Gjuhes Çamerishte-Shqipes qe flasin te krishteret Çame atje. Gjate promovimit pati diskutime serioze nga pjesemarresit me theksin se ata Came te krishtere e kane Gluhen e Nanes se tyre ate-SHQIPEN; pra e ndjejne vehten ÇAME SHQIPTARE TE KRISHTERE!!

Po keshtu, Atdhetare Çame me banim ne Europe, kane themeluar nje Shoqate Demokratike ÇAMERIA; me qender ne Amsterdam te Hollandes dhe me ane te Demostratave dhe Peticioneve I kane dorezuar Gjykates Nderkombetare te Mbrojtjes se te Drejtave te Njeriut ne Hage nje Dosje mbi Genocidin Grek te ushtruar mbi Shqiptaret e Çamerise, me kerkese per Zgjidhjen e ketij Problemi.

Analisti dhe studjuesi i mirenjohur James Pettifer, njohes i mire i Europës Juglindore, ne studimin e botuar nga Qendra e Studimeve dhe Kerkimeve te Konflikteve prane Ministrise se Mbrojtjes te Britanise se Madhe, midis te tjerash per Problemin Çam nenvizon: “Greqia deri me sot mohon njohjen se ky problem eshte per t’u diskutuar. Nje këndvështrim i rendesishem i ketij qendrimi nuk jane kërkesat e çameve, te cilat jane shume te qarta ne perputhje me legjislacionin nderkombetar, por fakti se bisedimet per zgjidhje me çamet do te hapnin deren per kërkesat e sllavo-maqedonasve te shperngulur per pasurite e tyre ne Greqine qendrore dhe ne Selanik. Keshtu qe me gjithe keto kundërshti ballkanike, ne mungese te bashkëbisedimit politik, udheheqjet e moderuara mund te zoterohen shpejt nga forca me radikale dhe ka shenja te tilla qe forca militante te çfaqen ne shqiptarët çame të shpërndarë ne Turqi, SHBA dhe Kanada”. Dhe si perfundim James Pettifer shton: “Per te hapur frontin e Çamerise, faktikisht nuk nevojitet ndonje kapacitet i madh ushtarak, sepse vetë kufiri greko-shqiptar eshte nje mundesi reale paraushtarake. Çamet kane përparësinë se tokat e tyre shtrihen përballë ishullit te Korfuzit, nje nga burimet me te medha e te ardhurave te turizmit grek”.
Keshtu afatet per zgjidhjen e ketij problemi aqe njerezor dhe ligjor qe me shume te drejte ngrihet edhe nga institucionet nderkombetare dhe qirinjte paqesore te ndezur nga mijera çame ne Qafe te Botes duhet patjeter ti therasin mendjes e te tunden qeveritaret e Tiranes dhe Athines.

Neve Shqiptaret e Çamerise gjate ketyre 72 vjeteve mbas Genocidit kerkojme te Drejtat tona konforme Ligjeve Nderkombetare ne fuqi:
te denohen ata autoritete greke qe vrane mbi 5.000 njeres te pafajshem, debuan me dhune mbi 30.000 Shqiptare Çame nga pronat dhe tokat tona mijera vjecare Te kethehemi ne tokat tona qe padrejtesishsht u jane dhene dhe cfrytezohen nga pronare te paligjeshem, te gezojme te drejtat tona per gjuhen me shkollat perkatese shqipe duke gezuar te gjitha te Drejtat jo si pakice, por si Shqiptare Autoktone ne tokat dhe pronat tona te pushtuara nga Greqia, bashke me disa pakica greke e vllahe qe jane sjellur qellimisht nga autorititet greke ne ato toka.
Mbas ketyre veprimeve mund te fillojne te ndertohen edhe urat e bashkepunimit midis dy vendeve fqinje me respektim reciprok.

Please follow and like us: