Papa pret Baba Mondin: Shqiptarët në rrugë të drejtë
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka mbërritur në selinë e shenjtë të Vatikanit, ku është takuar me Papa Françeskut. Baba Mondi është pritur në një takim nga Papa për rreth 45 minuta, gjatë të cilit është vlerësuar roli i bektashizmit në Shqipëri.
Papa Francesku ndër të tjera ka kujtuar vizitën e tij në Shqipëri, ndërsa u shpreh se shqiptarët janë në rrugë të drejtë, drjet zotit e përparimit. “Kam mbresa shumë të mira nga vizita në Shqipëri, më bëri përshtypje rinia. Jam i befasuar nga historia e martirëve shqiptarë. Shqiptarët janë në rrugë të drejtë, drejt zotit dhe përparimit”.
Në takim u fol për dialogun ndërfetar, për kontributin e Papa Françeskut për afrimin e paqen ndërmjet popujve, kombeve e komuniteteve fetare.
Takimi që Haxhi Dede Edmond Brahimaj zhvilloi me Atin e Shenjtë konsiderohet historik, pasi është hera e parë që Papa Françesku takon një drejtues të komuniteteve fetare të Shqipërisë.