Albspirit

Media/News/Publishing

Qëlloi me shotgan tek zyra e ISSH-së, Drejtoresha: Mori pension me dokumente false

Pas incidentit që shkaktoi 68 vjeçari Haxhi Lisi në mjediset e jashtme të godinës se Sigurimeve Shoqërore Shkodër, drejtoresha e këtij  institucioni, Violeta Staka, ka sqaruar në detaje historinë e tij.

Staka: Pas verifikimit të dosjes, është konstatuar se ai kishte lidhur pensionin me dokumente të falsifikuara. Atij i është lidhur pensioni si minator në minierën e Valiasit në Tiranë, por nga verifikimet ka rezultuar se ai  nuk ka punuar në këtë kompani.

Sipas verifikimeve te specialisteve, falsifikimi qëndron në certifikatën e lindjes, pasi ai është i datëlindjes 1948 ndërsa kishte paraqitur një certifikatë si i datëlindjes 1946.

Po kështu është konstatuar edhe korrigjimi i librezës se punës. Kjo çështje kaloi ne prokurori e shume seanca gjyqësore.

Përfundimisht Instituti i Sigurimeve Shoqërore konstatoi se ai kishte marre 1.2 milionë leke padrejtësisht, ndaj vendosi që ne çdo pagë mujore t’ia ndalojë nga 50 për qind, gjë që ai e ka refuzuar.

Staka tha se personeli e ka pritur Lisin gjithnjë me korrektësi për t’i bërë sqarimet përkatëse rreth shkeljeve qe kishte bërë por nuk ka pranuar te bindet.

Please follow and like us: