Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA paraqet nesër sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë


Ilustrim

Shtetet e Bashkuara pritet që formalisht ta paraqesin sistemin e tyre të mbrojtjes raketore në Evropë gjatë ditës së nesërme, pavarësisht alarmit nga Rusia.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s do të mblidhen në Rumani për ta inauguruar lokacionin tokësor të interceptorëve të raketave, i cili është pjesë e një mburoje më të madhe që Uashingtoni e ka cilësuar si të domosdoshëm për mbrojtje kundër raketave balistike iraniane.

Rusia i druhet faktit se mburoja mund të përdoret kundër Moskës dhe do ta trazojë baraspeshën strategjike rajonale.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu do ta nisin ndërtimin e një lokacioni të dytë në Poloni më 13 maj, i cili pritet të përfundojë në vitin 2018.

Please follow and like us: