Albspirit

Media/News/Publishing

Ukrainë: Janë gjetur 17 piktura të vjedhura në Itali


Presidenti Poroshenko duke i shikuar pikturat e gjetura në Ukrainë

Zyrtarët e Ukrainës thonë se janë zënë 17 piktura të vjedhura nga një muze në Itali, vitin e kaluar.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka uruar zyrtarët kufitarë gjatë një ceremonie të sotme në Kiev, ku ishin paraqitur edhe veprat artistike, që konsiderohet se e kanë një vlerë afro 16 milionë eurosh.

“Ky operacion briliant ia përkujton botës luftën efikase të Ukrainës kundër kontrabandimit dhe korrupsionit”, tha Poroshneko.

Zyra e tij tha se këto piktura ishin gjetur 1.5 kilometra larg nga kufiri me Moldavinë.

Tash, autoritetet e Ukrainës do t’i ftojnë ekspertët italianë për vërtetimin e autenticitetit të pikturave, ku përfshihen edhe vepra të piktorëve Rubens, Tintoretto dhe Pisanello.

Në nëntor të vitit të kaluar persona të armatosur i kanë vjedhur pikturat në muzeun Castelvecchio në qytetin Verona në Itali.

Si të dyshuar ishin arrestuar shtetas të Italisë dhe të Moldavisë.

Please follow and like us: