Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit të PD/ Ja çfarë tha ambasadori amerikan

Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit të PD/ Ja çfarë tha ambasadori amerikan

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar në një takim ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. I pari që ka folur përballë ambasadorëve ka qenë deputeti Genc Pollo, i cili ka mbajtur një qendrim të fortë dhe të drejtpërdrejtë ndaj ambasadorëve në lidhje me reformën në drejtësi dhe hapat e ndjekur. Pollo ka qenë mjaft i qartë në qëndrimin e tij duke theksuar faktin se përgjegjësja për shtyrjen e reformës nuk është opozita, por qeveria e cila kërkon të kapë sistemin e drejtësisë. Më pas, fjalën e ka marrë deputeti Eduard Selami. Ai nuk ka thënë asnjë fjalë kritike por thjeshtë i ka thurur elozhe ambasadorëve. Pas Selamit ka ndërhyrë Sherefedin Shehu, i cili ka thënë në fjalën e tij se reforma në drejtësi nuk i zgjidh problemet e drejtësisë për shkak të situatës politike dhe sjelljeve të mazhorancës Një ndërhyrje të fortë dhe të drejtpërdrejtë përballë ambasadorëve ka qenë ajo e deputetit Astrit Patozi. Deputeti demokrat i është drejtuar ambasadorëve duke u shprehur se ky investim kaq i madh i Amerikës dhe Bashkimit Europian do të ishte më mirë që të kryhej për një reformë Kushtetuese, rithemelim të Republikës, rikonceptim të politikës dhe një kontratë të re sociale që nis me zgjedhjet. Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ka mbështetur fjalët e Patozit. Ajo tha se është dakord për investimin për një Republikë të re, por  kjo duhet bërë nga politika. Më tej, fjalën e ka marrë Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu i cili vlerësoi fillimisht marrëdhëniet miqësore midis SHBA dhe Shqipërisë.

“Ne jemi miq të Shqipërisë nga viti 1912 dhe gjithashtu edhe pas viteve  90’, ka thënë Lu. Ai u shpreh se vizita e tyre nuk duhet të përkthehet si presion ndaj opozitës dhe deputetëve për të miratuar Reformën në Drejtësi pa lexuar më parë ligjin. “Kemi ardhur këtu si diplomatë jo për tu dhënë urdhër deputetëve të votojnë pa e lexuar ligjin dhe as për të kaluar vijën kuqe”, mësohet të ketë thënë Donald Lu gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.

Please follow and like us: