53 këshilltarë bashkiakë humbin mandatin nga dekriminalizimi
53 këshilltarë bashkiakë do të humbasin mandatin me ligjin për dekriminalizimin. Ata nuk kanë bërë deklarimin brenda afatit ligjor dhe për këtë arsye emrat e tyre do t’i përcillen KQZ-së me propozimin për kryerjen e procedurave për heqjen e mandatit të tyre. Lajmi u bë i ditur nga vetë KQZ, në një njoftim për shtyp. KQZ nuk sqaroi se kujt force politike i përkasin këshilltarët që nuk e kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Para zgjedhjeve lokale, ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se në listat e partive politike kishte persona të inkriminuar dhe dy ditë para zgjedhjeve ai shprehu kritika të forta se subjektet politike nuk i kishin hequr ata. Deklarata e ambasadorit Lu fliste për kandidatë për kryetarë të bashkive dhe të këshillave bashkiakë.