Albspirit

Media/News/Publishing

Spiunë dhe seks, si u përdorën femrat në Luftën e Ftohtë për të marrë sekrete nga shtrati

Russian-Army

Aktorja-Daniela-Bianchi-në-filmin-“Nga-Rusia-me-dashuri”-1963-në-rolin-e-“bond-girl”-905x395

Christine Keeler, London 1963. Keeler had been living with society doctor Stephen Ward, who introduced her to John Profumo, Minister of War in Harold MacmillanÕs Conservative government. Another of her frequent visitors was the Soviet naval attachŽ Eugene Ivanov. Pressure from Fleet Street scandal sheets forced ProfumoÕs resignation, Stephen Ward to suicide and Keeler to be imprisoned. Morley photographed Keeler in his studio above The Establishment at the behest of Peter Cook as publicity shots for a future film. As Morley has noted: ÒMy own driving force has always been more emotional than intellectual and so the Sixties was also my period in that it sex became the great leveller. People had always experimented but in the Sixties it was done openly. When Christine Keeler was paid some subtantial amount of money to give her story to the newspapers, such things became common knowledge... Profumo resigned his post and the Government was brought  into chaos and disrepute, and another of Ôour beloved institutionsÕ, this time aÊcentral one like the Government, turned to dust.Ó

 

“Për aq kohë sa do të ekzistojë spiunazhi, do të ekzistojnë Romeot që do të kapin viktimat e tyre”. Kjo deklaratë vjen nga një ekspert shërbimesh sekrete i Republikës Demokratike Gjermane, Markus Wolf, ideatori i një grupi spiunësh të specializuar për të joshur “Zhulietën”. Sepse ndonjë herë për të bërë luftë duhet bërë dashuri. Për të kapur dikë ose për t’i marrë informacione, nuk ka më mirë se sa të shfrytëzosh vetminë ose preferencat seksuale. Këtë e dëshmon suksesi i arritur, si një mjet i vjetër i spiunazhit “kurthi në mjaltë”: në praktikë, një agjent që përdor artin e tij joshës për të futur në kurth objektivin. Sigurisht që nuk përjashtohet mundësia e rasteve kur qëllimi për të futur në kurth objektivin nëpërmjet joshjes të kthehet në dashuri të vërtetë. Por në një ditë të bukur, viktimat zbulojnë se nuk janë të dashur me të vërtetë, por thjeshtë ‘kukulla’ që shfrytëzohen. Ata janë gjithnjë të fundit që e marrin vesh se janë tradhëtuar.

Në vitin 1986, Mordechai Vanunu, një teknik izraelit që kishte punuar në impiantin atomik të Dimonas, zbuloi për shtypin anglez se Izraeli kishte një arsenal atomik. Deklaratat e tij jo vetëm që binin në kundërshtim me ato të zyrtarëve të vendit, por sipas tij ato mund të konfirmoheshin fare lehtë. Pa dyshim që shtypi anglez mblodhi të gjithë versionin e plotë të Vanunu-së. Sunday Times i ofroi atij një vendstrehim të fshehtë duke punuar për verifikimin e rrëfimeve të tij. Një ditë, Vanunu deklaroi përpara shtypit anglez se kishte njohur një vajzë me të cilën po planifikonte një fundjavë romantike në Romë. Gazetat e lejuan këtë gjë, por ishte një gabim i madh. Shoqja e re e Vanunu-së nuk ishte, siç thoshte, një studente amerikane, por një agjente e Mossad-it: Cheryl Ben Tov, e njohur me emrin Cindy. Detyra e saj më shumë se sa të joshte naivin Vanunu, ishte ta çonte atë jashtë Mbretërisë së Bashkuar: ishte e nevojshme heqja e vëmendjes së një komploti izraelit të dyshuar. Sapo mbërriti në Romë, Vanunu u rrëmbye nga agjentët e Mossad-it, u drogua dhe u dërgua me anije për në Izrael ku u proçesua për tradhti. U dënua me 18 vjet burgim, 11 nga të cilat i kaloi në izolim.

Ai u lëshua në vitin 2004, por ishte i detyruar të mos dilte nga Jeruzalemi, nuk mund të fliste me të huajt, dhe as të përdorte internet apo celular. Po Cindy? Ajo jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj në SHBA, ku ka korrur sukses si agjente.

 

Edhe pse është e njohur si një nga spiunet më legjendare të historisë, ndoshta Mata Hari nuk kishte të bënte fare me spiunazhin. Pat Shipman, autorja e biografisë së saj, argumenton që më shumë se sa një magjistare, ajo ishte naive, e gënjyer nga meshkujt prej të cilëve nuk kërkonte informacion, por thjesht dashuri. Që e vogël, holandezja Margaretha Geertruida Zelle ishte krenaria e babait të saj dhe ishte rritur me dëshirën për t’u kënaqur nga seksi i fortë. Në vitin 1893, në moshën 16-vjeçare, u përjashtua nga shkolla pasi pati marrëdhënie me dekanin e shkollës. Dy vjet më vonë, u njoh me kapitenin Rudolf MacLeod: i gjatë, simpatik dhe shumë më i vjetër se ajo. Tërheqja ishte e menjëhershme, dhe u martuan tre muaj pasi u transferuan në Indonezi. Por martesa i dështoi shpejt, dhe meqë mbeti pa para vendosi të shkojë në Paris. Këtu, pas disa marrëdhëniesh me pagesë, gjeti punë në një cirk. Ajo kërcente që kishte mësuar në Lindje, dhe njihej me emrin Mata Hari “Syri i Ditës” në gjuhën malazeze. U bë mjaft e famshme dhe pushtoi skenat kryesore të teatrove të Europës. Ajo pati një seri të gjatë të dashurish. Mes tyre, diplomati gjerman, Alfred von Kremer. Ishte ai që në vitin 1916 i dha asaj 20 mijë franga për një mision sekret me kodin H21. Mata Hari i mori paratë, por me sa duket nuk e mori aq seriozisht misionin. Madje, një herë kur hyri në Paris pranoi të bëhej spiune e Francës, pas kompensimit me një shumë të madhe prej një milion frangash. Por gjatë një misioni sekret gjermanët arritën të zbulojnë lojën e saj të dyfishtë. Mata Hari u arrestua më 13 shkurt 1917. Por ndaj saj mungonin provat e vërteta për aktivitete të spiunazhit. Faji i vetëm i Mata Hari-t, shkruan Shipman, ishte se “ishte mjaft e bukur, udhëtonte vetëm, ishte e pasur dhe gjatë procesit të saj kishte pranuar se kishte shumë të dashur. Pra e nxori veten si një grua të pamoralshme, të cilës nuk mund t’i zije besë”. Ajo u ekzekutua më 15 tetor të vitit 1917. E veshur me kujdes, ajo përshëndeti skuadrën e pushkatimin me përçmim dhe refuzoi t’i mbylleshin sytë.

Yevgeny Ivanov-it, diplomatit rus në Londër në fillim të viteve ‘60, jeta duhej t’i dukej një festë: ishte i pashëm, i shoqërueshëm, popullor në trupin diplomatik dhe i njohur për lidhjet me gratë më të bukura të Londrës. Mes tyre ishte dhe Christine Keeler, një vajzë e emancipuar që shpejt u bë e dashura e tij. Pak kohë më vonë, Christine vazhdon të frekuentohet edhe me sekretarin e Shtetit John Profumo, një burrë i martuar. Por Ivanov nuk ishte një tip xheloz, edhe pse sipas disa hipotezave, ishte ai vetë që i organizonte këto lidhje për shkak të misioneve sekrete ruse.

 

Ajo për të cilën ishte për të ardhur keq, ishte fakti se në vitin 1963, lidhja ndërmjet Profumo-s dhe Keeler përfundoi në gazeta. Skandali shpejt u lidh edhe me një rast spiunazhi të mundshëm. Pavarësisht mungesës së provave, Profumo u detyrua të jepte dorëheqjen, edhe pse gjithmonë mohoi të kishte zbuluar ndonjë sekret. Keeler fitoi një shumë të madhe parash për rrëfimet e saj në shtyp, por pak vite më vonë humbi çdo gjë për shkak të investimeve të këqija që bëri. Ivanov u rithirr në Moskë. Profumo u fal nga bashkëshortja e tij, por karriera e tij politike tashmë ishte e mbyllur. Vdiq në vitin 2006, në moshën 91- vjeçare.

Gazetari Jeremy Wolfenden humbi jetën për shkak të një kurthi. Pas studimeve në Oksford, ai u bë korrespondent i Daily Telegraph në Moskë. Por kishte dy dobësi, që e bënë atë një pre të lehtë: homoseksualitetin, të papranueshëm në mesin e viteve ‘60 (edhe pse babai i tij, lord John Wolfenden, edhe pse i zhgënjyer nga orientimi seksual i të birit, legalizoi homoseksualitetin në Mbretërinë e Bashkuar) dhe pasioni për alkoolin. I dashuri i tij ishte një berber simpatik në shërbim të ministrit të Tregtisë së Jashtme ruse: takimet e tyre u dokumentuan nga një fotograf i shehur brenda një dollapi në një hotel në Ukrainë, ku takoheshin të dy. Me ato foto, KGB-ja i bënte shantazh Wolfenden-it të spiunonte për rusë. Por gazetari vendosi t’ia rrëfente të gjitha ambasadës angleze. Kështu sapo u kthye nga Londra për një pushim të shkurtër, u thirr nga një zyrtar i kundërspiunazhit që i sugjeroi të bashkëpunonte si me rusët ashtu dhe me anglezët. Loja e dyfishtë e bëri atë të pinte shumë. Gjendja gjithnjë bëhej më e tensionuar. Wolfenden filloi të pinte gjithnjë e më shumë. Ai vdiq në vitin 1965, në moshën 31 vjeçare: kufoma e tij u gjet në banjon e shtëpisë, me kokën e goditur nga përplasja me lavamanin. Aksident apo krim?

E quanin “Njeriu pa fytyrë”, Markus Wolf, mjaft i aftë për t’iu shmangur fotografive, ishte një nga anëtarët më të zgjuar të shërbimeve sekrete të ish-Gjermanisë Lindore. Nga ai është inspiruar John Le Carre për personazhin “Karla”, mjeshtrin sovjetik të spiunazhit në romanet e tij gjatë Luftës së Ftohtë. Në fillim të viteve ‘50, Wolf e kishte kuptuar se vdekja e miliona personave gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte favorizuar karrierën e shumë grave në qeveri, në biznes dhe në industrinë e Gjermanisë Perëndimore. Shumë nga ato ishin të vetmuara dhe gati për të rënë në krahët e kujtdo. Për këtë arsye Wolf organizoi një departament special me agjentët më simpatikë dhe më inteligjentë: Spiunët “Romeo”. Duke joshur femra naive, por të fuqishme, në një farë pike të infiltruarit u futën deri në sekretarinë e Helmut Schmidt, kancelarit të Republikës Federale Gjermane në vitet 70’. Mekanizmi i ideuar nga Wolf funksionoi deri kur kundërspiunazhi i Gjermanisë Perëndimore nuk gjeti një mënyrë për të identifikuar agjentët e Republikës demokratike gjermane.

Karriera e Wolf përfundoi me ribashkimin e Gjermanisë. Në vitin 1993 u akuzua për tradhëti dhe u dënua me dy vjet burg e më pas pezullim. Vdiq në moshën 83-vjeçare, në përvjetorin e 17 të rënies së Murit të Berlinit.

E quajnë “Anna La Rossa”. Në realitet quhet Anya Kushchenko, është 28 vjeç dhe është një nga spiunet ruse të arrestuar 27 qershorin e vitit 2010 në Shtetet e Bashkuara. Nuk dihen mirë se kush ishin detyrat e organizatës së saj. Shumë regjisorë dhe producentë janë në garë për ta bërë protagoniste të filmave të tyre të ardhshëm.

Sot kurthet e spiunëve kanë ndryshuar parimet, objektiva dhe mënyrat e tyre të operimit në krahasim me kohët e Luftës së Ftohtë. Vitin që kaloi shërbimet sekrete angleze u kanë shpërndarë institucioneve bankare një dokument që përshkruan rastet e biznesmenëve kinezë që i bënin shantazhe kolegëve perëndimore për t’i shfrytëzuar për interesat e tyre seksualë.

 

Si krijuan rusët një ekip femrash të stërvitura për të përdorur trupin

 

KGB-ja dhe krijimi i spiunazhit të joshjes

 

Ishte KGB-ja që krijoi fillimisht një prej shërbimeve më të sofistikuara që stërviste spiunet femra për të joshur meshkujt. Një vajzë e quajtur Vera ka rrëfyer në një libër historinë se si KGB rekrutonte femra të bukura, duke u premtuar se ato do kishin gjithë pasurinë e mundshme nëse ato binin dakord që të joshnin seksualisht njerëzit e vënë në shënjestër. Kërcimtare, aktore këngëtare, të cilat stërviteshin për të joshur cilindo person që do të duhej t’i nxirrnin informata. Maria Konnenkovës nuk i rezistoi dot as Ajnshtajni me gjenialitetin e tij. Në vitet ‘40 agjentja sekrete sovjetike e takonte dhe mblidhte të dhëna për bombën që do ndërtohej. Maria Knuth, një tjetër vajzë me emrin e shenjtëreshës, por që veç e tillë nuk ishte. Kërcente në kabare dhe magjepste me bukurinë e saj oficerët britanikë dhe amerikanë. Elizabeth Bentley, një amerikane gjithë sharm, ra në dashuri me kontrollorin e saj rus, pasi u rekrutua nga KGB-ja. Të gjitha vajza të bukura dhe inteligjente, të cilat fituan famë në shërbimet ku punonin. Misioni i tyre ishte të bënin për vete çdokënd që i duhej KGB-së dhe për këtë stërviteshin. Pas kësaj, fillonte shantazhi. Agjentet instalonin në dhomat e gjumit kamera ku regjistronin gjithçka ndodhte dhe i kërcënonin “viktimat” e tyre se do i bënin publike. Në këtë mënyrë KGB-ja kompromentoi ambasadorin britanik në Moskë, Jeffrey Harrison në vitin 1968. Ambasadori u dashurua pas një gruaje të bukur ruse, e cila punonte si shërbëtore në ambasadën britanike e quajtur Galia. Ajo ishte e futur me mision aty nga KGB-ja. Pasi çifti doli nga dhoma e gjumit në një apartament të Leningradit, Harrison-t iu treguan foto të tij me Galian gjatë kohës që bënin dashuri. Harrison-it iu komunikua se në qoftë se nuk i jepte KGB-së informacionet që ajo kërkonte, fotot dhe lidhja e tij me Galian do të bëheshin publike. Në vend që të bashkëpunonte, Harrison u kthye në Londër ku pohoi lidhjen me Galian te oficeret e MI5. Ai u nxor në pension menjëherë. Megjithëse ky lloj kurthi kësaj radhe dështoi, shumë kurthe përpara Harrison-it ishin të suksesshëm. Koloneli Lui Gibo, atasheu ajror francez, në vend që të jepte informacion dhe të fshihte lidhjen, vrau veten.

Por jo vetëm KGB-ja që përdori spiunazhin seksual. Irlandezët përdornin femra të bukura për të shpërqendruar ushtarët gjatë shërbimit të tyre ose në stacionet e policisë gjatë operacioneve ushtarake. Britanikët krijuan gjithashtu një skuadër spiunesh seksuale. Shërbimet britanike të inteligjencës hapën dy shtëpi në Belfast për t’u bërë shantazh liderëve të lëvizjeve politike dhe për marrë informacione sekrete. Këto shtëpi publike ishin të populluara me prostitutat më të mira të Evropës – ato ekzekutonin detyrat e caktuara nga shërbimi i inteligjencës angleze për shumë para.

Shërbimet sekrete të Gjermanisë Lindore përparuan në këtë fushë duke përdorur si seksin si mjet shantazhi. Ata zhvilluan një plan për të joshur sekretaret e vetmuara që punonin në institucione të rëndësishme shtetërore në Berlinin perëndimor. Kontakti i parë ndodhte në një stacion autobusi, kafe apo gjatë pushimit të drekës. Një djalë i pashëm niste fillimisht bisedën e më pas niste loja e joshjes. Problemi i sekretareve të vetmuara ishte aq serioz sa autoritetet e NATO-s urdhëruan që të vareshin nëpër muret e zyrave të tyre foto që i udhëzonin që ta mbanin zemrën dhe gojën të mbyllur. Shërbimet sekrete njihen për metodat investigative, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë të panjohura për publikun. Me kalimin e viteve, një pjesë e informacioneve të klasifikuara mund të bëhen publike, duke hedhur dritë mbi mënyrën e funksionit të organizatave përgjegjëse për mbledhjen e sekreteve që kanë lidhje me sigurinë e vendit.

Por, për të mbledhur informacion, shërbimet sekrete nuk përdorin gjithnjë metodat tradicionale të hetimit. Shërbimet sekrete, veçanërisht CIA janë përpjekur gjithnjë të përdorin metoda që në gjuhën e përditshme quhen paranormale për të arritur objektivat. Shumë projekte të bëra publike dëshmojnë se shërbimet sekrete kanë ngritur grupe pune që kanë studiuar hipnozën, kanë përdorur objekte studimi, të cilëve u kanë injektuar drogëra të ndryshme për të parë reagimet dhe dobësinë e subjekteve në gjendje të caktuara. Një prej këtyre ishte projekti “Artichoke”, i cili mblodhi bashkë divizionet e inteligjencës të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe FBI-së. Informacionet se disa vende përdorin parashikues dhe persona me aftësi për të lëvizur gjërat me mendje ishin të vagëta në SHBA, prandaj CIA vendosi të hetonte për të parë sesa e mundur ishte një gjë e tillë. Janë krijuar shumë programe në vite të ndryshme, një pjesë e tyre tani janë hapur për publikun, për të bërë kërkime në këtë fushë. Konkluzionet paraqiteshin në çdo mes viti para Senatit dhe rezultatet mbaheshin sekrete nga “parashikuesi”. Gjithsesi, përdorimi i femrave të bukura për të joshur njerëzit e duhur ka qenë një ndër metodat më efikase dhe rusët kanë qenë pa dyshim mjeshtër në këtë pikë.

 

Elizabeth Bentley

 

Ishte një grua shumë e bukur amerikane, e cila u aktivizua si agjente sekrete për KGB-në në vitin 1940. Ajo u rekrutua nga sovjetikët dhe ra në dashuri me kontrollorin e saj, Jacob Golos. Ajo joshi të paktën 8 zyrtarë amerikanë dhe në biseda intime u nxirrte të dhëna në llogari të sovjetikëve

 

Lona Cohen

Ishte anëtare e Partisë Komuniste në SHBA. Ajo u rekrutua në spiunazhin sovjetik nga bashkëshorti i saj Morris Cohen. “Lesley”, ky ishte kodi i saj, dërgonte materiale nga projektet e armëve atomike amerikane në konsullatën sovjetike në Nju-Jork.

 

Maria Konnenkova

 

Albert Ajnshtajn mund të ketë qenë gjeni, por jo aq i zgjuar sa për të shmangur magjepsjen me agjenten sekrete Maria Konnenkova. Ajo e takonte Ajnshtajnin në vitin 1940, për të mbledhur informacione për përpjekjen e amerikanëve për të shpikur bombën e parë bërthamore.

 

Melita Norwood

Në vitet ‘30 ajo mbështeti rusët nën udhëheqjen e Stalinit për planet e bombës bërthamore. Agjentja 0087 punonte në një institut të kërkimeve shkencore dhe çonte dokumente sekrete rusëve, pa rënë në sy nga MI5.

 

Ethel Rosenberg

Aspironte të bëhej këngëtare dhe aktore, por kryesisht punoi si sekretare në një kompani anijesh. U akuzua dhe u dënua me vdekje për dhënien e sekreteve të ushtarakëve amerikanë rusëve. Sipas gjykatësve, Rosenberg kishin sjellë vdekjen e 50 mijë ushtarëve në Kore e gjithashtu kishin shitur edhe sekretet bërthamore te sovjetikët

 

Maria Knuth

Ishte një gjermane e rekrutuar nga KGB-ja, për shkak të bukurisë së saj dhe për aftësinë e saj për të tërhequr oficerët britanikë dhe amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo kërcente në kabare. Edhe më parë Knuth ishte përdorur për qëllime spiunazhi

Please follow and like us: