Albspirit

Media/News/Publishing

Aromë gruaje në Festivalin e Kanës

Aromë gruaje në Festivalin e Kanës

Zyrtarisht data e sotme shënon nisjen e edicionit të 69 të Festivalit Mbarëkombëtar të Kanës. Organizatorët thonë se kanë përzgjedhur mes një numri rekord prej 1869 filmash për të nxjerrë 49 që do të shfaqen muajin e ardhshëm në rivieren franceze.

20 nga filmat do të konkurrojnë për cçmimin e madh “Palma e Artë” ndërsa tematikat e pranuara janë që nga ato të lehtat e deri tek më seriozet. Edhe pse në të kaluarën kanë munguar kritikat për regjisore femra, këtë edicion do të jenë pretendent tre filma që mbajnë vulë femërore.

Regjisorja gjermane, Maren Ade, me filmin “Toni Erdmann”, britanikja Andrea Arnold me “American Honey” dhe francezja Nicole Garcia me “From the Land of the Moon”.

Shqipëria gjithashtu merr pjesë në event jo si konkurrente. “Buka”, filmi me metrazh të shkurtër i regjisores Blerta Kelmendi bazohet në ngjarjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe personazhet e vetëm janë Hajrie Rondon dhe Jorgaq Tusha.

Filmi i dytë nga Shqipëria është “Mëngë këmishe” i regjisores Suela Bako. Historia flet për një ish-balerinë dhe partnerin e saj që kalojnë disa ditë në një hotel në provincë.

Ata nuk janë të martuar ndërsa vajza zbulon se është shtatzënë e nuk do ta mbajë fëmijën.

Tematika të tilla nga jeta reale, nuk kanë munguar gjatë përfaqësimeve të ndryshme që ka bërë Shqipëria në Kanë. Ndërsa të gjithë shpresojnë që në festivalin e ardhshëm të jemi pretendent, jo thjesht pjesëmarrës.

Please follow and like us: