Albspirit

Media/News/Publishing

Blerina Ago: Shqipëria, destinacioni që bashkon Ballkanin në turizëm

blerina agoNë kuadër të konferencës me temë “Adventure Next Balkans (Aventura e Radhës, Ballkani” që po mbahet në Ohër, përfaqësuesja e Shqipërisë, Blerina Ago nga Federata Shqiptare e Rafting ka vënë theksin te efektet që do të ketë kjo konferencë e cila synon përveçse bashkëpunimit ndërballkanik edhe atë në sektorin e ekonomisë.

“Deri 15 vite më parë, kur kam filluar të bëj rafting, lajmet ndërkombëtare e përmendnin Shqipërinë vetëm si një vend të pasigurt dhe të trazuar.  Në ato ditë, një mikut tim të dashur italian, do t’i tregoja një nga fotot e para që bëra brenda kanioneve të mrekullueshme të Osumit (dhe më lejoni t’ju jap këtu një shpjegim të vogël – Shqipëria ishte e njohur si një vend post-komunist shumë, shumë e varfër dhe e izoluar për më shumë se 40 vjet, gjithmonë në lajme në lidhje me trazirat që ndodhnin atje), dhe kur a pa foton ai tha: “Jooo nuk është e vërtetë”. Por kur ai erdhi për të bërë rafting dhe pa çdo gjë me të sytë e vet, ai u shtang dhe gjithë kohës ishte …. “Mamma mia….mamma mia”. Unë e di që kjo ka qenë situata në shumë vende të rajonit. Në disa prej tyre ishte e paimagjinueshme të përmendje turizmin si një mundësi për zhvillimin ekonomik”, ka thënë Ago.

Për të treguar më shumë nga turizmi në Shqipëri, Blerina Ago i ka njihur të pramishmit edhe me një video.  “Kjo është historia jonë modeste dhe vizioni ynë, sepse ne e kuptojmë se jemi vetëm një pjesë e vogël e një tabloje të madhe. Ne jemi të vetëdijshëm që sot në tregun turistik ndërkombëtar shumë dinamik, me produktet tona individuale, ne e kemi gjetur veten duke konkurruar me destinacionet e mëdha ndërkombëtare”, është shprehu Ago.TURIZEM

Ajo shton se tani, më në fund, jemi duke përjetuar një rritje të destinacionit turistik të quajtur “Ballkan”.  “Ky është një destinacion ku turistët janë shërbyer më shumë sesa ne mund të ofrojmë individualisht ndonjëherë. Është koha ku ne nuk e shohim veten si shqiptarë, maqedonas, malazezë, por si operatorë ballkanas. Si të tillë ne jemi duke ofruar një larmi të madhe aventurash, peizazhesh, aktivitete, ushqime, kultura dhe eksperienca,  por me një gjë të përbashkët. Ne të gjithë ndajmë një pjesë toke të quajtur Gadishulli Ballkanik. Ballkanasit janë aq shumë të ndryshëm dhe në të njëjtën kohë aq të ngjashëm. Ne ndajmë histori të ndryshme, por ndihemi njësoj. Popujt tanë flasin një shumëllojshmëri gjuhësh dhe kulturat tona janë shumë të ngjashme. Edhe theksi ynë anglez tingëllon i njëjtë. Gjithashtu secili prej vendeve tona beson se rakija është pija e tyre. Ne fakt është e të gjithëve ne”, tha ajo.

Ballkani si një destinacion unik ofron përvoja të mrekullueshme aventure në të gjitha stinët, si:

– Ski në Bjelasnicë, Jahorina në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bansko në Bullgari, Durmitor në Mal të Zi etj

– Zhytje në eksplorim të anijeve të mbytura në Kroaci, Shqipëri, Mal të Zi, Greqi, Turqi. – Udhëtime të bukura në lumenj si Danubi

– Plazhe të mrekullueshme në Adriatik, Jon, Egje dhe Detin e Zi, ku ujërat blu arrijnë deri në qytetet mesjetare dhe ku gjenden ende plazhe shkëmbore dhe ranore të paprekura.

– Rafting dhe kajak në kanionet e mrekullueshme me ujëvarat e tyre, si në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë dhe Mal të Zi.

– Sporte ekstreme me destinacione si Bovec & Bled, Slloveni dhe Kosovë që ofrojnë nga eksplorim kanionesh e deri te parashutizmi.

turizem2Gjithashtu, Ago ka theksuar se “disa vende do të çojnë turistë në djepin e civilizimit, ndërsa disa të tjerë do të ndajnë me ta historinë sesi u krijua shteti i tyre. Brigje të bukura, kryeqytetet urbane ftuese, pamje që të lënë pa frymë, ushqim i shijshëm organik do ti japë turistëve një përvojë të ndryshme. Ju do të merrni pjesë në festa me njerëz të gëzuar që do t’ju thërrasin kudi “Hajde, Hajde” kur t’ju ftojnë në sheshin e vallëzimit”.

Çfarë është “AdventureNext Balkans (Aventura e Radhës – Ballkani)”

Për të parën herë po organizohet konferenca rajonale Adventure Next Balkans (Aventura e Radhës – Ballkani) nga Adventure Travel Trade Association, e cila mblodhi mbi 300 delegatë përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara, Europës Juglindore, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, organizata, gazetarë dhe turoperatorë ndërkombëtarë, mbi 150 ofrues shërbimesh dhe produktesh turistike si dhe përfaqësues të niveleve të larta të fushës së turizmit të Europës Juglindore. Presidenti i Adventure Travel Trade Association z. Shannon Stoëell tha se shkëmbimet, lidhja me njeri tjetrin dhe bashkimi na mban të sigurt dhe mundëson rritje më të madhe ekonomike për Ballkanin nëpërmjet zhvillimit të tij si një destinacion i vetëm dhe i madh turistik.

 

Please follow and like us: