Albspirit

Media/News/Publishing

Elvin Hoxha, sukses në skenat ndërkombëtare

elvinhoxhaganiyev-540x303

Elvin Hoxha, një nga talentet më në zë të muzikës në botë, vazhdon të korrë suksese në koncertet e tij që jep në çdo vend të planetit. 20 vjeçari, i cili jeton në Ankara, është biri i një muzikanti shqiptar dhe artisteje nga Azerbaxhani, por që të dy janë pjesë e Filarmonisë Shtetërore të Turqisë. I quajtur nga kritika dhe media si “Paganini” shqiptar, violinisti i talentuar Elvin Hoxha (Ganiyev), fitoi çmimin e parë në një konkurs të njohur ndërkombëtar, i cili ishte parapërgatitor për superkonkursin e madh që zhvillohet në Shangai në muajin gusht ku marrin pjesë vetëm 35 violinistët më të mirë nga e gjithë bota. Ata do të luajnë pjesë nga Çajkovski, Qeen Eisabeth, Paganini  Vieinjavski dhe të tjerë.  Çmimi fitues është 100 mijë dollarë amerikanë. Elvin Hoxha sapo ka korrur sukses me një koncert të rëndëishëm në kryeqytetin e Azerbaxhanit, Baku, ishin të ftuar 33 presidentë nga e gjithë bota në një forum ndërkombëtar për gazsjellësin TAP. Në fund të muajit të kaluar, Elvini luajti në Filarmoninë e  Berlinit, ndërkaq aktualisht merr pjesë në konkursin ndërkombëtar të Novosibirskut për Violinë. Elvin Hoxha, është pjesëtar i një familje të njohur intelektuale të qytetit të Shkodrës. I ati i tij, Hajredin Hoxha, një muzikant i talentuar, jeton në kryeqytetin turk prej vitesh dhe është një nga organizatorët e eventëve të të birit.

Please follow and like us: