FOTOT E SKANDALIT/ Një kryetar bashkie në shtrat për një vend pune
Kryetari Bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili është bërë pjesë e një skandali seksual. I zgjedhuri socialist i ka premtuar një vend pune një vajze 20-vjeçare duke i kërkuar favore seksuale. Ai është denoncuar nga kjo vajzë në Ora News nga emisioni “Të paekspozuarit”. Ai ka takuar vajzën në zyrë dhe më pas në hotel, por vajza është larguar dhe kryebashkiaku nuk ia ka arritur qëllimit.
Një rrëfim i pazakontë vjen në TV Ora News ekskluzivisht në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi sot në mbrëmje.
Emisioni publikon një videoskandal të kryetarit të bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili.
Pak muaj më parë , një vajzë 20 vjeçare u paraqit në redaksinë e televizionit Ora News për të bërë një denoncim për një kryetar bashkie në një qytet të Shqipërisë.
Pretendimi i saj ishte se Kryetari i kësaj bashkie i kishte premtuar se do t’i gjente një punë në administratën e bashkisë nëse vajza pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Denoncuesja nëpërmjet telefonit, kishte lënë takim në zyrën e kryetarit për t’i kërkuar një vend pune, teksa ai, sipas saj, i kishte kërkuar favore seksuale.
Transkripti i videos
Kryetari i Bashkisë – “E kisha shkurtuar si vend pune, por e shtova veç për ty”
Pas firmosjes së kontratës për 20 vjeçaren, kryetari i Bashkisë i kërkon të dalë me të.
Kryetari i Bashkisë: Si je? ça bën?- Afrohu, kështu e ke emrin ti?
Denoncuesja: – Po
Kryetari i Bashkisë -S’ke ndonjë ndryshim shkronje?
Denoncuesja: – Jo
Kryetari i Bashkisë –A je mirë te ….? ….?
Denoncuesja: Po
Kryetari i Bashkisë –Je shumë mirë aty.
Denoncuesja: – Si është orari?
Kryetari i Bashkisë -Orari? Kur të teket ty.
Denoncuesja:Dhe sa është rroga?
Kryetari i Bashkisë: Rroga s’e di sa është, duhet me pa ato… nivelin e pagave
Denoncuesja: Sa mund të jetë përshembull?
Kryetari i Bashkisë: Po ç’rëndësi ka tashi, nuk bëhet paga aty. Nuk bëhet paga aty.
Denoncuesja: Si?
Kryetari i Bashkisë: Do ia japësh atij, të firmosë, të plotësojë këto numra. Sot veç paraqitu dhe ditën e hënë fillon procedurat, vendin e punës, ça do marrësh ndonjë gjë në ngarkim, mirë?
Denoncuesja: Si e kishte emrin ky?
Kryetari i Bashkisë: Do ta ftoj unë, nuk du të përmend emra.
Denoncuesja: Prit, prit njëherë.
Kryetari i Bashkisë: Ça ke?
Denoncuesja: Ma shpjegoni njëherë se nuk e kuptoj. Po pse s’e firmos ti?
Kryetari i Bashkisë: Po prita ta firmos kur të jesh ti…s’e more vesh këtë gjë? Ça ke? Të duket si në ëndërr?
Kryetari i Bashkisë: Jo, çne, punë e thjeshtë është.
Denoncuesja: Hë?