Albspirit

Media/News/Publishing

Integrimi në BE, krijohet klubi dhe blogu “Integrimi fuqizon Shqipërinë”

shqiperiGazetarë akademikë, studente, historianë dhe shkrimtarë u mblodhën së bashku në ceremoninë e përurimit të klubit dhe blogut “Integrimi fuqizon Shqipërinë”, një inisiativë e rrjetit të informimit të BE-së i mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri. Kubi i Integrimit të BE-së shërben si një platformë takimi ku pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi çështjet e integrimit, duke kontribuar në përparimin e axhendës së integrimit të vendit në BE. Klubi i BE do të mbështetet nga blogu i BE-së, një platformë on line ku anëtarët e Klubit të Integrimit do të shkruajnë artikuj mbi çështjet e integrimit. Vlerësohet si një përpjekje për ta nxjerrë diskursin e integrimit nga korniza burokratike dhe abstrakte dhe për të bërë të mundur që të flasim shqip për Integrimin ne BE. Nisma u mbështet edhe nga përfaqësuesi i Delegacionit të BE në Shqipëri, Jan Rudofph.“Kjo platformë është mjaft e mirë të informuar qytetarët nëpërmjet artikujve të ndryshëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Do ketë tematika të ndryshme, por ne jemi të njëjtë. Informimi është fuqizim i qytetarëve pasi në këtë mënyrë ata do të jenë të njohur më standardet e Bashkimit Europian”, deklaroi Rudofph. Inisiativa do të promovojë zërin e fuqishëm qytetar duke i përfshirë qytetarët në debatin e integrimit. Po ashtu do të kontribuojë në krijimin e një komuniteti të gjerë, të cilët do të angazhohen në mënyrë aktive duke mbështetur procesin e integrimit të vendit në BE. Çdo muaj klubi do të organizojë aktivitete mbi një çështje të caktuar që lidhet me integrimin dhe do të inkurajojë debatin mes pjesëmarrësve. Personalitete të ndryshme do të ftohen ndërsa mendimet dhe pikëpamjet e tyre do të publikohen në blog.

Please follow and like us: