Kerry: Korrupsioni, i rrezikshëm sa edhe ekstremistët

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se korrupsioni i përhapur në mbarë botën është po aq armik i paqes, sa edhe disa nga grupet ekstremiste që aktualisht shqetësojnë botën.
Sekretari Kerry i bëri këto komente sot në Londër në hapjen e një takimi global të nivelit të lartë mbi anti-korrupsionin.
Kryeministri David Cameron i cili organizon takimin u zotua për të ndaluar pastrimin e parave përmes tregut të pronave të Londrës.
Gjatë takimit kryeministri Cameron u kap në kamera duke përshkruar Nigerinë dhe Afganistanin, si jashtzakonisht të korruptuara, por më vonë tha se udhëheqësit e të dy vendeve, të pranishëm në sallë, janë për trajtimin e problemit.
Zoti Cameron e vuri trajtimi i korrupsionit, duke përfshirë shmangien e taksave, në qendër të axhendës së tij, kur ishte mikpritës i takimit të grupit të tetë demokracive kryesore të industrializuara në vitin 2013.