Albspirit

Media/News/Publishing

Lista, ja ku punojnë familjarët e politikanëve dhe gjyqtarëve

 

Gjyqtarët dhe politikanët kanë të ardhura të mëdha jo vetëm nga funksionet e tyre, dietat dhe honoraret nga prania në borde, por edhe nga punët e familjarëve të tyre. Bashkëshortët dhe fëmijët e tyre kanë punë elitare dhe të mirëpaguara.

Drejtësia
Gjyqtarët e Republikës janë vendosur nën shënjestër për shkak të reformës në drejtësi, e cila do të fillojë së pari me një vlerësim të të gjithë trupës gjykuese, por dhe asaj hetimore ekzistuese. Një nga kriteret e verifikimit do të jetë dhe analiza e pasurisë së tyre,  ku do të shihet nëse ajo justifikohet. Në këtë mënyrë, jo vetëm ata, por edhe familjarët e tyre do të jenë objekt i hetimit.

Por cilat janë pozicionet e punës së familjarëve të tyre? Gazeta “Shqiptarja.com” ka analizuar disa prej deklaratave të pasurive të gjyqtarëve në faqen Open Data, dhe ka vënë re se punët e deklaruara së bëjnë familjarët e tyre, janë nga më elitaret. Ajo që vihet re, është mbizotërimi i profesionit të noterit, një licencë kjo shumë e dëshiruar nga shumica e juristëve në vend.Shumica e gjyqtarëve të marrë në analizë, rezultojnë që bashkëshortet e tyre të zotërojnë një licencë noteri, kryesisht në kryeqytet. Por noteria nuk është e vetmja punë elitare që bëjnë familjarët e gjyqtarëve. Shumë prej bashkëshortëve, por edhe fëmijëve të tyre e kanë pasur të lehtë që të jenë pjesë e administratës publike, madje të punojnë në stafet e ministrive të rëndësishme.

Ka nga ata gjyqtarë që bashkëshortët e tyre i kanë të punësuar të Inspektoratin e Lartë të Kontrollit të Deklarimit të Pasurive, institucion i cili në parim heton pasurinë e gjyqtarit dhe familjarëve të tij, por që një anëtar të familjes së gjyqtarit e ka punonjës të vetin. Po ashtu, disa gjyqtarë i kanë të punësuar fëmijët dhe bashkëshortët në prokurori, në shërbimin e provës, në drejtorinë e burgjeve, tek shkolla e magjistraturës apo në profesionin e avokatisë,  institucione këto ndërvepruese me veprimtarinë e gjyqtarëve.

Kuvendi, Presidenca, Ministria e Drejtësisë dhe institucione kushtetuese të pavarura, si dhe drejtoria e hipotekave, renditen në pozicionet e zakonta të punës së familjarëve të gjyqtarëve. Ka edhe nga ata gjyqtarë që fëmijët i kanë të punësuar në kompani të rëndësishme private në vend, ose jashtë tij, sikundërse ka nga ata familjarë gjyqtarësh që janë pjesë e trupave akademike universitare. Edhe në pushtetin vendor ka të punësuar familjarë të gjyqtarëve.

lista ja ku punojne familjaret e politikaneve

lista ja ku punojne familjaret e politikaneve

lista ja ku punojne familjaret e politikaneve

lista ja ku punojne familjaret e politikaneve

Please follow and like us: