Marrëveshja BE-Turqi për heqjen e vizave është në rrezik
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Turqinë se marrëveshja për liberalizimin e vizave për qytetarët turq mund të kolapsojë, nëse Ankaraja nuk i përmbush angazhimet e saj.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hean-Claude Juncker, ka thënë se ndryshimi i ligjit turk për terrorizmin është në mesin disa kushteve që duhen përmbushur për liberalizimin e vizave.
“Është e rëndësishme që këto kushte të përmbushen. Përndryshe, marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë nuk do të zbatohet”, ka thënë Juncker.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka refuzuar të plotësojë kushtet e BE-së dhe ka akuzuar bllokun për “hipokrizi”.
Bashkimi Evropian dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar Ankaranë për përdorimin e ligjit anti-terrorizëm për të frikësuar gazetarët dhe disidentët.
Çështja e udhëtimi pa viza është pjesë e një marrëveshjeje midis Turqisë dhe BE-së për lehtësimin e krizës me migrantë.