Matura- Anglishtja si lëndë me zgjedhje, 126 pyetje me alternativa
Maturantët të cilët kanë zgjedhur të japin si provim me zgjedhje anglishten, do t’i përgjigjen 126 pyetjeve me alternativa në test, në nivelin gjuhësor B2. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, ndryshe nga vitet e kaluara, ata do t’i nënshtrohen provimit ndërkombëtar “TOEFL” Junior standard test. Provimi i gjuhës së huaj Anglisht “TOEFL Junior Standard Test”, do të zhvillohet me datë 24 qershor 2016 dhe zgjat 1 orë 55 minuta. “Provimi do të fillojë në orën 13.30 dhe do të përfundojë në orën 15.25. ETS Global do të kryejë të gjitha proceset që lidhen me TOEFL”, thuhet në njoftimin zyrtar të Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
Please follow and like us: