Albspirit

Media/News/Publishing

Mëlçitë në qafën e ministrit Haxhinasto

Mëlçitë në qafën e ministrit Haxhinasto

Parimi i “varjes së mëlçive në qafë të ujkut” ka gjetur shpeshherë zbatim këto 25 në Shqipërinë që kemi ndërtuar. Në shumë sektorë, dhe me pasoja të rënda, çka përmbledhtazi ka sjellë këtë gjendje nga e cila nuk po dalim dot.

Kësisoj, kemi patur (dhe kemi) policë që paguhen për të luftuar krimin dhe bëhen palë me të; mjekë që duhet të shërojnë por vrasin, dhe për këtë marrin dhe para; zyrtarë të OSHEE-së që vjedhin vetë energjinë, mësues që nuk edukojnë por ç’edukojnë etj etj. Deri tek qeveritarët që duhej të na qeverisnin por e kanë lemerisur këtë vend. Por duket se përkimet makabre nuk kanë të sosur.

Dhe me këtë vijë (anti) logjike vijmë tek rasti më i fundit, kur rezulton se një aksident i rëndë rrugor, që minimalisht mund të kishte patur pasoja më të lehta sesa vdekja e dy vogëlushëve, mori këto përmasa pikërisht për shkak të një “neglizhence” që e ka fillin tek kupola e ministrisë që paguhet dhe ekziston për të na siguruar infrastrukturën e duhur rrugore!

Në një autostradë ku ecet me 100 km/orë, “është harruar” të vendoset një segment mbrojtësesh trafikndarëse prej llamarine, në mënyrë që një pikë karburanti atypari të arrihet j

Ministri Haxhinasto me shefin e kabinetit, Krislen Keri

o vetëm nga rruga dytësore, por edhe direkt nga autostrada. Kjo pronë është e familjes së shefit të kabinetit të ministrit Haxhinasto.

Le të kthehemi pak prapa. Nëna e tre fëmijëve Silva Negollari humbi dy prej fëmijëve të saj, padyshim për një pakujdesi të saj në timon, por trafikndarësja me shumë gjasë, do kishte sjellë një tjetër dinamikë të aksidentit. I shoqi ndodhej në burg, sepse po ndërtonte pa leje në tokën e vet për të futur kokën. Pra, jemi në shtetin që prej tre vitesh, më në fund “nuk të fal”.

Dhe mirë bën: Nuk të fal për rripin e sigurimit në makinë, për semaforin e kuq, për parkimin e gabuar, për një strehë çatie që del jashtë lejes, për një gjyshe që shet qepë të njoma në trotuar, për lokale me duhan e pa duhan… që shkarkon zv.ministren e vet pse nuk kishte paguar dritat e shtëpisë së mbyllur në Velipojë!

Por i njëjti shtet qenka i zoti të mbyllë njërin sy për ca dava llamarinash në autostradë. Madje, pikërisht nga ministria që ka për detyrë sigurinë rrugore.

DITA ka shkruar më herët edhe për sigurinë rrugore, për sinjalistikën dhe mënyrën sesi bëhen tenderat. Ndaj ministri bën mirë të mos flasë për trefishimin e investimeve në sigurinë rrugore, të paktën jo në një kohë kur njeriu i tij më i besuar, me veprimet dhe mosveprimet e tij “i kurseu buxhetit” ca llamarina dhe përgjysmoi një familje.

Please follow and like us: