Misteret më të mëdha të globit
Historia është e mbushur me tregime dramatike që janë të njohura dhe shpesh të përsëritura. Megan Westley e History Extra zbardh të vërtetat për 10 mistere që kanë ekzistuar përgjatë historisë:
1 – Një princeshë e humbur
Kur Car Nikolla II dhe familja e tij u vranë brutalisht nga ushtarët bolshevikë në vitin 1918, bota shikoi në tmerr. Më pas dolën thashethemet që vajza e vogël e Carit, Dukeshë Anastasia, mund të ketë ikur. Disa femra dolën më vonë duke pretenduar identitetin e saj. Arratisja dukej e mundur kur trupat e tre apo 4 vajzave u zbuluan në një varr masiv në vitin 1991. Por trupi i vajzës së katër u zbulua në vitin 2007, duke hequr çdo shpresë për mbijetesën e saj.
2 – Doktori i vdekjes
Dr. Hauley Harvey Crippen u bë një nga vrasësit më famëkeq të Britanisë kur trupi i gruas së tij u zbulua në bodrumin e shtëpisë së tyre në vitin 1910. Ai u arrestua, u shpall fajtor dhe u ekzekutua. Por në vitin 2007 falë disa analizave u zbulua se trupi që u gjet në bodrum jo vetëm që nuk ishte i gruas së tij, por ishte dhe trup mashkulli. Pra ai ishte i pafajshëm. Madje 2 javë përpara ekzekutimi shkroi: “Jam i pafajshëm dhe kjo do të provohet një ditë”.
3 – Gjyqi nga opinioni publik
Lizzie Borden, e cila goditi të ëmën 40 herë me sëpatë, është etiketuar si vrasëse për më shumë se 120 vjet. Bashkëshorti dhe gruaja Andre dhe Abby Borden u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Masaçusets nga vajza e Andres, Lizzie në vitin 1892. Lizzie një mësuese e respektuar, shpejt u bë e dyshuara kryesore për shkak të urrejtjes së njerkës dhe dëshirës për liri financiare. Edhe pse Borden u lirua, njerëzit e kishin të vështirë ta besonin atë.
4 – Riçardi III: Mbreti i mirë apo xhaxhai i pabesë?
Ka mundësi që Riçardi ka vepruar sipas ndërgjegjes së tij të plotë duke vrarë nipërit, djemtë e vëllait të tij Mbretit Eduard IV, të ashtuquajturi Princat e Kullës, për të marrë fronin. Për të marrë fronin, ekzistojnë shumë arsye që ka qenë vetë Riçardi që ka urdhëruar vdekjen e tyre. Një kandidat tjetër, që kishte pak gjasa të ishte, pretendohej edhe pasardhësi i tij Henry VII.
5 – Çfarë ndodhi me Amelia Earhart?
Në vitin 1937, Amelia Earhart, një nga aviatoret më të famshme të botës, u zhduk pa gjurmë gjatë një përpjekje për të udhëtuar rreth globit. Edhe pse kërkimet fillua një orë pas mesazhit të fundit të regjistruar të Earhart, asgjë nuk u gjet dhe fati i saj mbetet një nga misteret më të mëdha historike të të gjitha kohërave. Ekspeditat e kryera që nga viti 2001 kanë gjetur dëshmi të tjera që sugjerojnë praninë e një gruaje amerikane gjallë në vitin 1930 në ishujt Feniks.
6 – Një vrasje e pamundur
Në vitin 1886, Adelaide Barlett doli në gjyq si e akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj Edëin, i cili u gjet i helmuar me kloroform. Por gjykata e shpalli atë të pafajshme pasi nuk kishte prova ekzakte. Kloroformi, kur gëlltitej, mund të shkaktonte të vjella dhe të linte gjurmë në ezofag, por asnjëra prej të cilave nuk kishte ndodhur. Shumë i konsiderojnë mister mjetet e vrasjes. Misteri akoma më i madh është nëse është vrasje apo vetëvrasje.
7 – Pse vdiq Zhan D’Ark?
Po të pyeten shumica e njerëzve pse Zhan D’Ark u dogj në turrën e druve, përgjigja është për “herezi”. Thuhet se ajo pretendonte se Zoti e kishte udhëzuar atë të luftonte si ushtar gjatë Luftës së 100 Vjetëve. Kjo është e vërtetë, por arsyeja e vërtetë për ekzekutimin e saj në vitin 1431 është paksa e pazakontë. Në maj 1430, Zhan u kap dhe u burgos nga armiqtë anglezë. Gjyqi i saj për herezi nisi në vitin 1431, me pyetje të ngritura mbi besimin e saj.
8 – Përplasja e pashmangshme e Titanikut
Ndryshe nga ç’tregohet nëpër filma, përplasja mes anijes dhe ajsbergut nuk ishte dhe aq e pashmangshme sa duket. E vërteta është se ajsbergu mund të shmangej me një palë dylbi. Ato ishin pjesë e mjeteve të Titanikut, dhe qëndronin në një kuti. Por çelësin e kishte një anëtar i ekuipazhit që u zëvendësua në minutë të fundit përpara se anija të nisej. Prandaj nuk mundën ta shihnin.
9 – Ditari i Xhek Rrjepësit
Identiteti i Xhek Rrjepësit, i cili terrorizoi rrugët e Londrës, është ndoshta një nga misteret më të diskutueshme të të gjitha kohërave. Rasti duket se u zgjidh në vitin 1992, kur u gjet ditari i një tregtari pambuku nga Liverpuli të quajtur James Maybrick. Ditari mbante të dhëna nga jeta dhe familja e tij, së bashku me përshkrimet e krimeve të tij. Pas këtij ditari, shumë besojnë se vetë vrasësi në të vërtetë është Maybrick.
10 – Gjyqet e magjistarëve të Salemit
Gjyqet e shtrigave supozuara në fshatin amerikan të Salemit gjatë 1692 kanë bërë të rritet një nga keqkuptimet më të mëdha të historisë. Edhe pse besohet se ata që u shpallën fajtore u dogjën për vdekje, kjo metodë ekzekutimi në fakt nuk është përdorur kurrë. Në total, 19 meshkuj dhe femra u dënuan për magji, ndërsa qindra të tjerë u akuzuan. Fajtorët u varën, ndërsa një burrë u shtyp për vdekje pas refuzimit për t’u gjykuar. /TO/