Momenti kur George Bush u njoftua për sulmet e 11 Shtatorit
Ish presidenti George W. Bush u vu në qendër të kritikave të shumta lidhur me mënyrën se si reagoi pas sulmeve tragjike të 11 Shtatorit, në SHBA. Por, dosja e fotove të papublikuara më parë, nxjerrë nga arkivi i fotografit personal të tij dëshmojnë përjetimin e ish-presidentit, pas mëngjesit të zi për Amerikën dhe gjithë botën. Bush ka qenë për vizitë në një shkollë fillore në Florida kur ndodhi sulmi dhe me vete ka pasur edhe fotografin personal, Eric Draper, i cili ka shkrepur fotot e asaj dite. Pavarësisht një videoje të publikuar nga Michael Moore, ku Bush dukej i qetë, këto foto tregojnë krejt të kundërtën.Mund të shihni pa koment galerinë e fotove me reagimet e Bush:
Please follow and like us: