Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalohet sekretarja e fakultetit të Shkencave Sociale, shpallet në kërkim një tjetër

policia e tiranes Nga Seksioni për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore së Policisë Tiranë u bë ndalimi i një shtetaseje dhe shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”.

Sipas policisë në pranga ka rënë Majlinda Tafaj, 40 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion sekretare pranë Fakultetit të Shkencave Sociale Tiranë. Ndalimi i kësaj shtetaseje është bërë pasi në datë 10.05.2016 në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan janë transmetuar pamje filmike (audio-video) të regjistruar në ambientet e qendrës ”International Studies Insitute” në Tiranë, ku një shtetase që nuk ka fare njohuri në gjuhën angleze, nëpërmjet ndihmës së asistenteve dhe pedagogëve kundrejt pagesës, realizon testin dhe në fund siguron çertifikatën e njohjes së gjuhës angleze, që përdoret si kriter pranimi në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet për arsimin e lartë.

Rezulton se personat e përfshirë në veprime të jashtëligjshme, korruptive janë shtetasit: L.M. me detyrë administrator i qendrës “Esol Examinations BULATS” dhe Majlinda Tafaj me detyrë sekretare mësimore në Fakultetin e Shkencave Sociale Tiranë.

Më datë 12.05.2016 shtetasja Majlinda Tafaj është kapur në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas në përpjekje për t’u larguar jashtë vendit dhe ka vetëdeklaruar se ka bashkëpunuar me shtetasi L.M. dhe ka marrë prej tij vlera monetare si shpërblim, përfitim personal për studentë që i ka rekomanduar dhe janë pajisur me çertifikatë të “Esol Examinations BULATS”.

Po punohet për identifikimin e bashkëpuntorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” parashikuar nga nenit 248-25 dhe 164/b të Kodit Penal.

Please follow and like us: