Albspirit

Media/News/Publishing

Nxirret dhe hiqet nga ankandi arma me të cilën u vra adoleshenti me ngjyrë


Vrasja e Trayvon Martinit pati shkaktuar protesta mbarëkombëtare në SHBA për të drejtat civile.

Arma e përdorur për të vrarë adoleshentin me ngjyrë në SHBA, Trayvon Martin, është tërhequr nga ankandi online i shitjes.

George Zimmerman, i cili ka vrarë 17-vjeçarin e paarmatosur, e ka nxjerrë atë në ankand në ueb-faqen Gun Broker.

Por, kjo e fundit, pak minuta më vonë, e ka hequr nga lista.

Ueb-faqja nuk ka qenë në dispozicion për të bërë komente.

Ankandi është dashur të nisë në orën 11:00 sipas kohës lolale dhe oferta fillestare do të ishte 5,000 dollarë.

Zimmerman, 32 vjeç, roje e lagjes, është shkarkuar nga akuzat për vrasjen e adoleshentit në shkurt të vitit 2012 në Florida, pasi ka thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje.

Në një postim online, me të cilin ka shpallur ankandin, Zimmerman ka thënë se do të përdorë mjetet e fituara për të “luftuar” fushatën presidenciale të Hillary Clintonit.

Vrasja e Martinit pati shkaktuar protesta mbarëkombëtare në SHBA për të drejtat civile.

Pas lirimit të Zimmermanit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pati thënë se “Martin mund të isha unë, 35 vjet më parë” dhe u pati bërë thirrje amerikanëve që të kuptojnë dhembjen që ndjejnë afrikano-amerikanët për rastin.

Please follow and like us: