Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfehet 20-vjeçarja: Ja pse vendosa të denoncoj në Ora News Kryetarin e Bashkisë, Shukri Xhelili

Ekskluzive në Të Paekspozuarit – Rrëfehet 20-vjeçarja: Ja pse vendosa të denoncoj në Ora News Kryetarin e Bashkisë, Shukri Xhelili
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=yQ7VsyO_iRU]

Emisioni “Të Peskpozuarit” bën publike një videoskandal ku kryetari i bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Pak kohë më parë, një vajzë 20 vjeçare u paraqit në televizionin Ora News për të bërë një denoncimin. Njerëzit e televizionit e konsideruan këtë rast dhe i kërkuan vajzës se pse ajo e bënte këtë denoncim.

Pretendimi i saj ishte se Kryetari i kësaj bashkie i kishte premtuar se do t’i gjente një punë në administratën e bashkisë nëse vajza pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Denoncuesja nëpërmjet telefonit, kishte lënë takim në zyrën e kryetarit për t’i kërkuar një vend pune, teksa ai sipas saj i kishte kërkuar favore seksuale.

Pse Ora News dhe “Të Paekspozuarit” vendosën të bëjnë publik skandalin?

Ylli Rakipi: Kur personazhi është me interes të madh publik, siç është rasti i një kryetari jo të vogël bashkie, kryetari i një bashkie të rëndësishme, të gjitha kodet e etikës na detyrojnë  ta publikojmë atë.

Vajza tregon arsyet pse vendosi të denoncojë këtë videoskandal në televizionin Ora News

Gazetari: Si re në kontakt me këtë person?

Denoncuesja: Unë kisha nevojë për punë dhe…

Gazetari: Kush të rekomandoi të shkoje atje?

Denoncuesja: Nuk më rekomandoi njeri por kisha nevojë për punë edhe nuk kishim mundësi se ku të kërkonim punë tjetër dhe vendosa që të kërkoj punë tek bashkia.

Gazetari: Si e gjete kontaktin me personin tek bashkia?

Denoncuesja: Me personin në fjalë komunikova nëpërmjet telefonit dhe më la takim për në zyrë. Në momentin që unë takova këtë personin në zyrë ai më ofroi diçka tjetër në këmbim të punës…

Gazetari: Po ti sa vjeç je?

Denoncuesja: 20

Gazetari: Ke mbaruar shkollën?

Denoncuesja: Jo, kam shkollën e mesme?

Gazetari: Për sa kohë ndodhi kontakti juaj me të?

Denoncuesja: Gjatë dy muajve ka ndodhur, vazhdimisht më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që të takohemi me të, gjithashtu dhe ka kërkuar që ta takoj në zyrën e tij.

Gazetari: Çfarë ju thoshte në telefon?

Denoncuesja: Më kërkonte që ta takoja, në vende të ndryshme

Gazetari: Në çfarë vendesh?

Denoncuesja: Në hotel

Gazetari: E keni takuar gjatë kësaj kohe?

Denoncuesja: Po, gjatë kësaj kohe e kam takuar në zyrë, në zyrën e tij ku në momentin që unë kërkoja punë dhe ky domethënë shfrytëzonte momentin.

Gazetari: Si e latë të takoheshit në hotel?

Denoncuesja: Herën e fundit që e takova tek zyra e tij për t’i kërkuar një rritje rroge, ai më la takim në Tiranë, më tha që mund të takohemi në Tiranë, në ndonjë hotel.

Gazetari: Ndërkohë ju kishte premtuar se do ta rriste rrogën?

Denoncuesja: Po dhe më kishte premtuar për një punë tjetër, më të mirë.

Gazetari: Një punë më të mirë përsëri në këmbim të marrëdhënieve seksuale me ty?

Denoncuesja: Po, që ma përsëriste vazhdimisht.

Gazetari: Po ti i dhe ndonjë shkak këtij personi që të kërkonte këto lloj nderesh nga ju?

Denoncuesja: Jo, nuk i dhashë asnjë lloj shkaku

Gazetari: E ke provokuar?

Denoncuesja: Jo

Gazetari: E ke lënë të kuptohet që ishe dakord me pretendimin e atij?

Denoncuesja: Deri diku sepse vendosa që të veproj ndryshe prandaj e lashë që të kuptohej sikur do pranoja atë që ai kërkonte

Gazetari: Po kur ishit te zyra e personit, çfarë ju ka thënë, çfarë veprimesh ka bërë?

Denoncuesja: Në momentin që isha në zyrë, ai ka tentuar disa herë që… që të më afrohej dhe e ka bërë deri diku

Gazetari: Po ju çfarë bëtë në zyrë kur ju afrohej?

Denoncuesja: E largova

Gazetari: Pse vendosët ta filmonit?

Denoncuesja: Sepse është një rast shumë… që nuk duhet të ndodhë aq më pak me vajza të reja si puna ime që kërkojnë punë dhe të shfrytëzohen në këtë lloj mënyre.

Gazetari: Pse e denoncuat tek Ora News?

Denoncuesja: Sepse mendoj që Ora News është stacion më i besueshëm dhe më korrekt

Gazetari: Pasi shkuat në hotel, çfarë ndodhi më pas?

Denoncuesja: Unë ika nga hoteli, nuk pranova që të bëja asgjë me këtë person.

Please follow and like us: