Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA kërkon anulimin e zgjedhjeve në Maqedoni


Shkup

Fakti që vetëm një prej partive të mëdha dorëzoi listë të kandidatëve për zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni përforcon dhe shton brengën se kushtet nuk janë në favor të zgjedhjeve kredibile, ka thënë përmes një reagimi ambasada ameerikane në Shkup.

“Akoma mbeten punë të pambaruara në lidhje me reformat në media, frikësimin e votuesve dhe listën zgjedhore. Faljet e presidentit, që u bënë më 12 prill, shtuan ndjenjën e pandëshkueshmërisë, sidomos për keqpërdorime të mundshme zgjedhore. Nëse mbahen zgjedhje më 5 qershor, ato nuk do të bëjnë asgjë në drejtim të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, apo ndërtimit të besimit në institucionet e vendit, por vetëm do të vënë në rrezik integrimin euro-atlantik të vendit”, thuhet në reagim.

Shtetet e Bashkuara apelojnë te partitë politike që të mblidhet Kuvendi, të anulohen zgjedhjet, të shfuqizohet falja dhe të zotohen për një agjendë agresive të reformave të mishëruara në Marrëveshjen e Përzhinës (për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni).

Please follow and like us: