Shpërthejnë rrjetet: Kryetari brekëgrisur, të zhduket!
Menjëherë pas publikimit të videoskandalit në Ora News me kreun e bashkisë së Dibrës, i cili kërkon favore seksual me një 20 vjeçare në këmbim të një vendi pune, ka sjellë reagimet e shumta në rrjetet sociale.
Deputetë, gazetarë e përdorues të rrjeteve sociale kanë shpërthyer kundër kryebashkiakut, duke i kujtuar këtij të fundit edhe fragmente nga videoja ku mesa duket detajet e veshmbathjeve të kryetarit të bashkisë nuk u kanë shpëtuar askujt.
“brekëgrisuri të zhduket; turp”, shkruajnë në rrjetet sociale. Ndërkohë që deputeti i PS-së, Erjon Braçe në komentet e postimit të mëparshëm shkrua se “ligji duhet të ndëshkojë edhe këtë, Shukriun”.
Please follow and like us: