Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e “Eurovizionit”
22:20-Këngëtarja shqiptare Eneda Tarifa sapo ka përfunduar performancën e saj në skenën e “Eurovizionit”, ku u prit me brohorima të shumta nga të pranishmit.
Përfaqësuesja jonë këndoi e 17-a në radhë, live nga Stokholmi. Kënga e saj “Përrallë” është cilësuar si një këngë e fuqishme, që kërkon një vokal të plotë. Ajo u realizua mjaft mirë nga Eneda. Sigurisht nuk mund të anashkalohet veshja e artë e këngëtares, që falë ndriçimit të skenës u arrit të krijohej një ambient vërtet magjik.
Interesant ishte edhe klipi përfaqësues i Shqipërisë, ku Eneda shfaqej me vajzën e saj 3-vjeçare. Pavarësisht pëlqimeve, komenteve dhe reagimeve, të gjithë shqiptarët, kudo ndodhen, janë gjithë sy e veshë për të parë se si do të pritet Shqipëria dhe a do të kualifikohet në finalen e së shtunës.