Shqiptarët me famë botërore–Eleni Foureira
Këngëtarja e njohur në Greqi pranon se është shqiptare
Eleni Foureira është sot një ndër këngëtaret më të njohura në Greqi, por ndoshta shumë pak grekë e dinë se ajo është me origjinë shqiptare.
Eleni u largua nga atdheu i saj për në Greqi me nënën dhe motrat, kur ishte vetëm 8 vjeç. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “ANTI” ajo ka rrëfyer të kaluarën e vështirë në Shqipëri.
Dikur Eleni e kishte fshehur origjinën e saj shqiptare, por tashmë ajo e pranon pa problem këtë fakt. “Po, jam nga Shqipëria. Ka ndryshuar mënyra sesi i shikoj tani njerëzit. Ndihem më mirë tani. Kisha përjetuar situata të vështira dhe prandaj nuk e kisha thënë. Ishte mbrojtja ime ndaj të tjerëve. Vendosa t’a them më në fund. Tani ndihem më mirë që e nxora nga përbrenda. “Jam nga Shqipëria”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja, e cila më parë është kritikuar shumë për mohimin e origjinës së saj.
Eleni është sot një ndër këngëtaret më të njohura në Greqi, ikone e modës dhe e bukurisë.
Sot gjërat për Shqipërinë dhe për shqiptarët po ndryshojnë. Shumë artistë të njohur në botë e pranojnë me krenari origjinën e tyre shqiptare, si Eliza Dushku, Rita Ora apo Dua Lipa. E rëndësishme është që tani kanë filluar të ndihen shqiptarë, edhe ata që nuk ndiheshin të tillë dikur.
Ajo është cilësuar si Shakira e Greqisë. Por vjen nga një familje e thjeshtë shqiptare.
Një nga fëmijët e shumtë të emigrantëve shqiptarë në tokën helene. Entela, e cila ka folur në një revistë greke ka thënë se ajo është vajza e Kristaqit nga Fieri dhe Marietës nga Vlora, gjë e aluduar shpesh edhe në median shqiptare, se Foureira ishte nga Vlora ose nga Fieri. Vajza bukuroshe ka lindur në vitin 1987 në Fier dhe është duke zhvilluar një karrierë të suksesshme në skenat greke.
Ajo është shpreshur se: ” Ata të gjykojnë për seksualitetin apo kombësinë tënde. Këto ndodhin. Dhe unë, fsheha faktin se kam lindur në Shqipëri. E bëra këtë, sepse kur shkoja në fillimet e mia diskografike para grupit “Mystique”, ata nuk donin as të më dëgjonin nëse do të paraqitesha si shqiptare. Kjo ishte shumë tabu”, thotë Eleni.
Më tej këngëtarja e famshme greke vazhdon duke thënë se ajo ndihet greke, pasi greqishtja është e vetmja gjuhë që ajo di.
“Unë, që e vogël e kam kuptuar që ndihem greke. Nuk di një gjuhë tjetër veç greqishtes, këtu kam mësuar shkronjat e para … Dhe kështu i thashë vetes se asgjë nuk do të më ndalojë të bëjë atë që unë dua” duke shtuar se ” kam ndjerë shumë racizëm në shkollë dhe kur nisa të këndoja. Kjo më bëri edhe më të fortë dhe mund të jap një mesazh për fëmijët e vegjël. Kjo nuk më mërzit mua, sepse unë me punën time dhe vlerat e mia provova se gjithë “fryrja” në televizione nuk kishte asnjë ndikim në botë. Unë ia dola dhe tani mund të jap mesazhin tim. Nuk ka kuptim të jesh racist”, u shpreh Fourieria, duke treguar kështu se pavarësisht racizmit grek ajo ia doli të jetë këngëtarja më e pëlqyer greke dhe vendosi t’ua tregojë se është shqiptare në momentin që ajo dëshironte, derisa ëndërrat e saj u realizuan.