Serena Bucaj ka zbuluar fakte emocionuese nga jeta e saj në një intervistë në New York.

Shqiptarja që mori titullin e “Miss New York USA 2016” ka treguar për jetën e saj të vështirë pas vdekjes së babait kur ajo ishte në moshën 16 vjeçare dhe mundin e nënës për t’i rritur tre fëmijë e vetme.

“Pra, unë qysh nga mosha 16 vjeçare fillova të punoj dhe nuk ishte shumë e lehtë për mua, por duhet ta bëja sepse duhet t’i ndihmonim nënës. Ishte shumë e vështirë, dhe mendoj se vetëbesimi më ka ardhur nga mamaja ime e cila ka treguar se edhe pa burrë në krah të saj mund të qëndronte e fortë”, ka treguar Serena duke qarë duke treguar momentin kur nuk kishte as bukë për të ngrënë.

Për të parë intervistën e plotë shikoni videon:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=-bMicHButyk?feature=oembed]