Shteti më i lumtur në botë
Shteti më i lumtur në botë – Kosova vendi më i lumtur në rajon
Çfarë i bën njerzit e një vendi të lumtur? Sipas një raporti të ri (2016) të Sustainable Development Solutions Netëork (SDSN), të ardhurat për kokë banori, liria, dhe niveli i korrupsionit janë disa nga faktorët që e përcaktojnë këtë.
Reuters raporton se në bazë të këtyre kritereve, SDSN thotë se Danimarka është vendi më i lumtur në botë, transmeton lajmi.net.
Pas saj vijnë Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Finlanda, që e rrumbullaksojnë top pesëshen. Ndërsa në rajon, sipas këtij raporti njerëzit më të lumtur jetojnë në Kosovë, e cila renditet e 77-ta.
Kosova ka lënë pas të gjitha shtetet fqinje sa i përket nivelit të lumturisë, nëntë vende para Serbisë e cila renditet e dyta në rajon edhe e 86-ta në botë, dhe 32 vende para Shqipërisë e renditur e fundit në rajon dhe e 109-ta në botë, në mes të Palestinës dhe Bangladeshit, që renditen në vendet 108 dhe 110.
Renditja e vendeve të rajonit, është: Kosova 77, Serbia 86, Bosnja e Hecergovina 87, Mali i Zi 89, Maqedonia 95, dhe e fundit Shqipëria në vendin e 109.
Ndërsa në fund të kësaj liste prej 157 vendesh, është Burundi, i ndjekur nga Siria, Togo, Afganistani dhe Benini. /lajmi.net