Skandali në provimin e anglishtes, arrestohet për korrupsion Sekretarja e Fakultetit
Dy ditë më parë në një emision investigativ janë transmetuar pamje filmike të regjistruar në ambientet e qendrës “International Studies Insitute” në Tiranë ku një shtetase që nuk ka fare njohuri në gjuhën Angleze, nëpërmjet ndihmës së asistenteve dhe pedagogëve kundrejtë pagesës, realizon testin dhe në fund siguron certifikatën e njohjes së gjuhës,
Majlinda Tafaj është kapur në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas në përpjekje për tu larguar jashtë vendit. Ai ka thënë n polici se ka bashkëpunuar me shtetasi L.M. dhe ka marrë prej tij vlera monetare si shpërblim për studentë që i ka rekomanduar dhe janë pajisur me certifikatë të “Esol Examinations BULATS”.
Policia njofton se po punon për identifikimin e bashkëpuntorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.