Skandali seksual i kryetarit të bashkisë Dibër, Braçe: Të shporret!
Pas videoskandalit të kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili është filmuar duke kërkuar favore seksuale ndaj një 20-vjecarje, i pari që ka reaguar është deputetit socialist, Erion Brace.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Brace shprehet shumë i indinjuar dhe i kërkon kryebashkiakut që të japë dorëheqjen.
Statusi i plotë:
“Neverites!! TE SHPORET NJE SAHAT E ME PARE!! As me duhet cili pleh e ka organizuar dhe kryer, fare fare; edhe pse dhe kjo duhet te hetohet!! Por, tani; Te shporet!!”, shkruan Braçe në Facebook.

Please follow and like us: