TË BUKUR DHE TË MENÇUR
Disa të famshëm, të cilët i preferojmë pak a shumë, do t’ju habisin me koeficientin e inteligjencës së tyre.
Edhe pse për talentin e tyre kanë njohuri të gjithë, ata shkëlqejnë në sferat e tjera, ose flasin disa gjuhë, kanë ide për biznesin, kanë diplomuar në universitete prestigjioze, etj.
Bukuroshja kolumbiane, Shakira, ka shumë më shumë për të ofruar përveç zërit të saj të mirë dhe pamjes. Koeficienti i inteligjencës e saj është mbi 139. Këngën e parë e shkroi në moshën tetë vjeçare, kurse në moshën katër vjeçare filloi të shkruante poezi.
Në këtë listë gjendet edhe Madonna, me një koeficient të inteligjencës prej 140. Suksesi i saj në industrinë e muzikës është i patejkalueshëm deri tani, duke shitur mbi 300 milionë kopje.
Për regjisorin, Quentin Tarantino, i cila ka realizuar disa nga filmat më të njohur të Hollivudit (“Kill Bill”, “Django unchained”, “Pulp fiction” dhe të tjerë), nuk ka vend për t’u habitur që ka një koeficient të lartë të inteligjencës që shkon deri në 160, edhe pse nuk diplomoi në shkollën e lartë.
Ndoshta ju nuk keni dëgjuar për Asia Carrera, por duke marrë parasysh profesionin e saj, koeficienti i lartë i inteligjencës së saj është pak i habitshëm. Në fakt, ajo është ylli i filmave porno, ajo luajti në 350 prej tyre dhe koeficienti i inteligjencës së saj është 156. Në moshën 13-vjeçare ka luajtur në piano, në Carnegie Hall, si dhe ka studiuar në universitetin e “Rutgers”-it. Shumica befasohen se pse ajo e zgjodhi aktrimin në porno filmave pasi do të mundë të ishte e suksesshme në cilindo profesion tjetër me këtë koeficient të inteligjencës që e ka.