Albspirit

Media/News/Publishing

“Të Paekspozuarit” – PD reagon për video-skandalin: Neveri për abuzimin, dëshmi e shtetit të Edi Ramës

Opozita reagoi për skandalin e publikuar në Ora News mbrëmjen e sotme ku kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili kërkonte favore seksuale për një vend pune. Opozita shpreh neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve sipas saj të Edi Ramës.

Reagimi i plotë: Pamjet filmike të transmetuara sot ne Ora News, ku Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune janë një dëshmi më shumë se ku është zhytur shteti i Edi Ramës.

Shtet i trafikantëve të drogës dhe prostitucionit, falsifikatorëve, gjobëvënësve, kriminelëve e tashmë dhe funksionare publikë që shfrytëzojnë mjerimin e grave dhe vajzave ku i ka zhytur kjo qeveri për t’u kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. 

Rasti i kryebashkiakut të Peshkopisë nuk është i vetmi por pason atë të Sekretarit të Koço Kokëdhimës, Agron Cane në Sarandë, të shefit të policisë së Velipojës, Ernest Paluku dhe të Luiza Tabakut në Lushnjë, ç’ka tregon se çfarë kriteresh ka kjo mazhorancë për të ofruar vende pune. 

Please follow and like us: