Video-skandali me Xhelilin, policia kërkon materialet me urdhër të Tahirit
Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të video-skandalit të kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili kërkonte favore seksuale për një vend pune.
Policia i ka kërkuar televizionit “Ora News” pamjet filmike, me urdhër të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Organet e hetimit kanë mbërritur në zyra e televionit për të marrë materialet përkatëse.
Drejtori i televizionit dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi deklaroi publikisht se vinte në dispozicion të organeve të hetimit të gjitha materialet që zotëronte.
Please follow and like us: